Policia Financiare dorëzoi padi penale për lëshim të paligjshëm të lejes ekologjike për “Drisllën”

Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale kundër një personi fizik për të cilin dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – udhëheqës shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor gjatë vitit 2021 e ka shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare dhe ka lëshuar leje ekologjike të integruar-A për deponinë e Shkupit “Drislla” pa i plotësuar kushtet për atë, njofton Portalb.mk.

Sipas kumtesës së Policisë Financiare, udhëheqësi ka vepruar në kundërshtim me nenin 108 dhe paragrafin 8 të Ligjit për Mjedis Jetësor, dhe pa u kryer kontrolli në instalimin dhe punën e saj, personalisht ja hartuar dhe miratuar leje ekologjike të integruar A për deponinë, edhe pse nuk ka poseduar pajisje përkatëse dhe instalime për pranim dhe trajtim të 22 llojeve të mbetjeve të rrezikshme nga gjithsej 36 të përmendura në lejen e lëshuar.

Si rezultat i kësaj, thuhet në kumtesë, gjatë vitit 2021 në “Drislla” janë pranuar dhe trajtuar 16.900 kilogramë mbetje të rrezikshme nga disa subjekte juridike, me çka është kryer vepër penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës”, sipas nenit 218 të Kodit Penal të RMV-së, ndërkaq “Drislla” ka përfituar mbi 455.000 denarë ose rreth 7.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button