Policia financiare ankesë në Prokurorinë Publike për bastisjen e kryer në ambientet e saj

2Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut, për shkak të, siç thonë ata, mungesave thelbësore të urdhërit për bastisje, mënyrës së procedurës, mangësive të ndryshme, jologjikshmërisë, daljes jashtë kornizave të praktikës ligjore, ka dorëzuar ankesë në Prokurorinë Publike të RMV-së, transmeton Portalb.mk.

Policia Financiare, thotë se me këto veprime është dëmtuar imazhi i Drejtorisë, punonjësve, por edhe është dëmtuar imazhi dhe integriteti i Drejtorit të këtij institucioni, me çka ulet besimi I qytetarëve në sistemin e jurisprudencës dhe cënohen themelet e shtetit juridik.

“Siç shihet nga urdhri, nuk është fare e qartë se nga cilat indicie dhe prova është udhëhequr dhënësi për urdhër kontrolli, por edhe gjyqtari që ka dhënë një urdhër të tillë. Gjatë dhënies së urdhrit, gjyqtari i procedurës paraprake ka respektuar vetëm formën, por jo edhe përmbajtjen, për të dhënë urdhër për zbatimin e një mase të tillë pushtuese, siç është bastisja”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së policisë financiare.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion me të cilën udhëheqë Vilma Ruskovska, më 18 korrik kreu bastisje në Policinë Financiare ku drejtor është Arafat Muaremi.

Sipas Prokurorisë bëhej fjalë për një lëndë të formuar pas paraqitjes së një grupi të qytetarëve dhe se nuk bëhet fjalë për konfiskimin e pasuksesshëm të pronës së “Transmet” në lëndën “Trust” ku Avokatura e Shtetit ka dorëzuar padi penale, mes tjerash edhe për drejtorin Muaremi.

Sipas Avokaturës së Shtetit derisa Muaremi ka qenë hetues në Prokurorinë Speciale bashkë me Prokurorët kanë miratuar vendime me të cilat tani rëndohet konfiskimi i pasurisë së “Transmetit” të Sead Koçan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button