RMV, Prokuroria gjatë vitit të kaluar ka zgjidhur tre raste për sulm të gazetarëve

Prokuroria Publike në vitin 2022 në territorin e tërë shtetit ka evidentuar katër raste lidhur me sulm të gazetarëve, prej të cilave tre janë zgjidhur, njoftuan nga Prokuroria me rastin e 3 Majit, Ditës së Lirisë së Mediave, njofton Portalb.mk.

PTHP Gostivar ka vepruar kundër një personit për sulm të gazetarit me sëpatë, ndërkaq pas akuzës së dorëzuar është shqiptuar aktgjykim për veprën penale “Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë zënkës ose grindjes” nga neni 133 i Kodit Penal. Më tej, PTHP Shkup ka dorëzuar akuzë për sulm të ekipit gazetaresk, ndërkaq pas pranimit të fajit është shqiptuar aktgjykim për veprën penale sipas nenit 386 të Kodit Penal. PTHP në një lëndë për kërcënime kundër një gazetarit, nëpërmjet profilit anonim në një rrjet social, ka miratuar rezolutë se nuk ka mundësi për veprim prokurorial, pasi që nga rrjeti social ka marrë përgjigje se nuk mund ta identifikojë shfrytëzuesin e profilit prej ku janë dërguar kërcënimet, ndërkaq profili në ndërkohë është mbyllur.

“Mbetet e pazgjidhur lënda e sulmit fizik të gazetarit, në të cilën Prokuroria Publike e Manastirit intensivisht i jep të gjitha urdhrat për identifikim të kryerësit të veprës penale. Janë dhënë urdhra për ekspertizë, për sigurim dhe kontroll të incizimeve nga video-mbikëqyrja, kërkesë deri te operatorët celularë dhe udhëzime për sigurim të provave tjera. Kryerësit ende nuk janë identifikuar. Prej fillimit të këtij viti janë regjistruar edhe dy lëndë në kompetencë të PTHP Shkup. Për njërën është dorëzuar akuzë, ndërkaq tjetra ndodhet në procedurë parahetimore”, thonë nga Prokuroria.

Emërimi i prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike për koordinim të lëndëve lidhur me sigurinë e gazetarëve u theksua edhe në Indeksin Global më të ri për lirinë e mediave të cilin e përgatit organizata “Raportuesit pa kufij”. Me indeksin, vendi është ranguar në vendin e 38-të në botë sipas lirive të mediave, që paraqet kërcim prej 19 pozitave në krahasim me vitin e kaluar dhe është i ranguar më mirë nga vendet e rajonit.

“Në kryeqytet është emëruar prokuror i posaçëm për koordinim të lëndëve lidhur me sulmet ndaj gazetarëve, ndërkaq shqyrtohet mundësia për emërime të ngjashme edhe në qytetet tjera në vend”, thuhet në raportin e “Raportuesve pa kufij” për Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button