Punëtorët funksionarëve: Rrogat tuaja i rritët për 78 përqind, ndërsa neve na bindni se mjaftojnë 2000 denarë

Punëtorët janë të frustruar me funksionarët të cilët rritën rrogat për 78%, ndërsa rrogën minimale e rritën për 2000 denarë. Gjatë fjalimit të Darko Dimovskit ata brohorisnin “Ua” përderisa ai fliste për rrogat e funksionarëve, transmeton Portalb.mk.

“Sot do t’ju drejtohemi atyre që rritën rrogat për 78% ndërsa neve na bindnin se 2000 denarë mjaftojnë. E pra nuk mundet kështu. Duhet të kemi edhe ne rritje prej 78% sikurse ata. Do të përballen me popullin për shkak se nuk po kujdesen për punëtorët”, tha Dimovski.

Marshi protestues vazhdon nga selia e Lidhjes së Sindikatës, para Kuvendit dhe para Qeverisë.

Si pasojë e protestës, SPB Shkup ndërmori regjim të posaçëm në disa rrugë në qendrën e Shkupit, nga ora 10, deri në ora 12:30.

“Punëtorët janë shteti” është slogani i protestës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Protesta, siç thonë ata, organizohet për shkak të padrejtësive ndaj punëtorëve.

Konfederatave e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) në konferencë për shtyp paralajmëroi se më 1 Maj do të marrë pjesë në protestën e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM) prej orës 1, dhe në protestën e Lidhjes së Sindikatave prej orës 12. Kryetari i KOSM, Marjan Risteski tha se atë e bëjnë pasi që tani nuk është koha për ndarje.

“Vlerësojmë se rritja e pagave të funksionarëve për 78% ose për 2.000 denarë në ditë, miratimi i punës 12 orëshe për një numë të madh të punëtorëve, ajo që i gënjyen të punësuarit në shëndetësi dhe që nuk ua rritën pagat, ajo që nuk e nënshkruan marrëveshjen kolektive për sektorin publik me të cilin të punësuarit do të ketë të drejtë K-15, janë motiv më shumë se i mjaftueshëm që të dilet në protestë në rrugë dhe të shprehet pakënaqësia”, porositën nga LSM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button