Po hetohet pse kontrolli teknik ku “kaloi” autobusi fatal i “Besa Trans” nuk u mbyll

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po heton përse në Ministrinë e Punëve të Brendshme me muaj të tërë është mbajtur në sirtar vendimi për ndalim të përkohshëm të punës të stacionit për kontroll teknik “Via Komerc”, ku për herë të fundit ka qenë në kontroll autobusi i kompanisë “Besa Trans”, i cili u dogj në Bullgari dhe 45 udhëtarë në të, raporton Fokus, përcjell Portalb.mk.

Informacionin e publikoi “360 gradë”, ndërsa Prokuroria e konfirmoi zyrtarisht për “Fokus”.

“Dje ka filluar procedura para-hetimore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Aktualisht po grumbullohet dokumentacioni i nevojshëm për zbardhjen e rastit. Për shkak të fshehtësisë së procedurës para hetimore, për momentin nuk mund të ndahen më shumë detaje”, bëjnë të ditur nga Prokuroria.

Vendimi për ndalimin e punës, të cilin “360 gradë” e publikoi për opinionin publik, është nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, më 26 nëntor 2021 (tre ditë pas aksidentit të autobusit të “Besa Trans” në Bullgari).

Nga dokumenti shihet se parregullsi në punën e stacionit të kontrollit teknik në fshatin Gllumovë, komuna e Sarajit, janë zbuluar qysh më 12 gusht 2021, por për arsye të paqarta, ministri Spasovski nuk e ka nënshkruar vendimin për ndalim të përkohshëm të punës – deri në heqjen e lëshimeve, megjithëse propozim i tillë ishte përgatitur nga shërbimet përkatëse të Byrosë së Sigurisë Publike.

Ndërkohë, më 5 tetor 2021, autobusi i “Besa Trans” që u dogj në Bullgari dhe me vete mori 45 jetë njerëzish, e kishte kaluar kontrollin teknik në këtë stacion.

Përveç kësaj procedure, në Prokurorinë e Shkupit njëkohësisht është duke u zhvilluar procedurë para hetimore, e cila ka të bëjë me lëshime të tjera të mundshme nga ana e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e punës së “Besa Trans”.

Deri në këtë moment, Prokuroria Publike, nuk ka informacione se pronari i kompanisë nuk është në dispozicion të organeve të rendit, përkatësisht ai gjatë procedurës së deritanishme ka bashkëpunuar me organet hetuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button