Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ateroi aeropani i parë i “Lufthansa-s” nga Frankfurti

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot ateroi aeroplani i parë i “Lufthansa-s” nga Frankfurti, me çka u shënua fillimi i linjës së re ajrore dhe hyrja e aviokompanisë në tregun e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Linja ajrore Shkup – Frankfurt realizohet me subvencione të Qeverisë, ndërsa përpos “Lufthansa-s”, subvencioni do t’i ndahen edhe kompanisë hungareze “Wizzair”, e cila nga nëntori i këtij viti, duhet të vendosë katër linja të reja ajrore – nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salsburg dhe Lublanë.

Avioni i parë nga Frankfurti u prit nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, ambasadorja gjermane në vend Petra Dreksler, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni, Metin Batak dhe drejtori gjeneral i grupacionit “Lufthansa”, Peter Pulem.

Sipas marrëveshjes, “Lufthansa” do të fluturojë nga Shkupi në Frankurt dhjetë herë në javë, duke filluar nga sot, ndërsa kompania “Wizzair” për linjat e reja ajrore do të fluturojë tre herë në javë nga 1 nëntori i këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button