Një konduktor i “Hekurudhave” dyshohet se për 1.000 euro i ka lejuar dy emigrantë të futen në tren

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se një konduktor i “Hekurudhës”  dje është arrestuar pasi dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur pasi që në tren për udhëtarë i cili ka lëvizur në relacionin Gjevgjeli-Shkup, në stacionin hekurudhor “Kukuriçan” në Negotinë, janë zbuluar dy emigrantë nga Siria të cilët në polici kanë thënë se i kanë dhënë 1.000 euro konduktorit që të hyjnë në tren. Pastaj, në stacionin e radhës në Veles, konduktori është arrestuar.

“Tek ai janë gjetur gjithsej 1.000 euro për të cilat ekziston dyshim i bazuar se rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 418 – 6 i Kodit Penal. Paraprakisht, rreth orës 18.30, në stacionin hekurudhor “Kukuriçan”, Negotinë, në tren për udhëtarë, i cili ka lëvizur në relacionin Gjevgjeli – Shkup, zyrtarët policor nga Qendra rajonale për Çështje Kufitare kanë zbuluar dy emigrantë nga Siria. Në bisedë informative në stacion policor, ata kanë deklaruar se konduktorit i kanë dhënë para që të hyjnë në tren”, thonë nga MPB.

Konduktori është mbajtur në stacion policor, ndërkaq kundër tij MPB në koordinim me prokurorin publik, do të dorëzojnë padi penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button