Mbetet në fuqi pezullimi i Ruskovskës, Këshilli i prokurorëve publikë e refuzoi ankesën e saj

Këshilli i prokurorëve publik sot në seancë të mbyllur për publikun njëzëri hodhi poshtë si të pabazë ankesën për pezullimin e prokurores Vilma Ruskovska, transmeton Portalb.mk..

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Antonio Jolevski tha se Këshilli konfirmon vendimin e prokurorit publik republikan Ljubomir Joveski të 16 gushtit të këtij viti.

“Ky ishte një vendim i vështirë. Kemi pasur një punë shumë të vështirë kur bëhet fjalë për këtë lloj rasti, rrallë e kemi. Pas gjithë kësaj, vlerësuam se derisa është duke u zhvilluar procedurë penale për konstatimin e gjendjes faktike në lidhje me procedurën pas bastisjes në Policinë financiare, Ruskovska duhet të pezullohet nga puna për të mos ndikuar në rrjedhën e procedurës në atë rast me prezencën e saj dhe në anën tjetër të konstatojë gjendjen faktike në çështjen penale pas kallëzimit anonim. Këto dy raste para së gjithash janë të kushtëzuara dhe të ndërlidhura, sepse Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të duhet të vazhdojë procedurat e saj për atë që thuhet në raportin anonim dhe ne besojmë se kjo Prokurori duhet të lirohet nga ndikimi i Ruskovskës”, tha Jolevski.

Ai konsideron se për këtë Ruskovska duhet të largohet nga vendi i punës dhe shton se qëndrimi i Këshillit të prokurorëve publik është se e gjithë procedura për kallëzim penal do të përfundojë shpejt dhe kjo largim nuk do të zgjasë shumë.

Me këtë prokurorja Ruskovska mbetet e suspenduar nga pozita e saj.

Seanca ishte e mbyllur, dhe shkak për këtë është bërë mbrojtja e prokurorëve të përfshirë në proces, 

Prokurorja Vilma Ruskovska parashtroi ankesë kundër vendimit për suspendimin e saj në Këshillin e Prokurorëve Publikë javën e kaluar.

Me ankesë, siç sqaroi Ruskovska, i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe “këtë e konsideron pezullim të ligjit dhe pezullim të drejtësisë”.

Prokurori publik i Republikës, Lubomir Joveski, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokuroritë publike, më 16 gusht miratoi Vendim për shkarkimin nga detyra të shefes së Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska derisa vijon procedimi penal nisur pas kallëzimit të Arafat Muaremi për bastisjen e 18 korrikut në Drejtorinë e Policisë Financiare.

Të njëjtën ditë dorëheqje nga pozita, dorëzoi edhe Arafat Muaremi, i cili sipas deklaratës me shkrim e vë këtë hap në korrelacion të drejtpërdrejtë me vendimin e prokurorit publik Joveski.

“Duke marrë parasysh vendimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, për të inicuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për të tre prokurorët publik dhe për të suspenduar Villma Ruskoskën nga pozita e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimi i organizuar dhe korrupsionit, për shkak të sjelljeve të paligjshme dhe shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, me vullnetin tim të lirë, jap dorëheqjen nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare. Këtë vendim e marr që opinioni të mos ketë as më të voglin dyshim për integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës që vazhdon të zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i sotëm i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha një mesazh të qartë se ligjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se keqpërdorimi i detyrës zyrtare për qëllime personale është i papranueshëm”, deklaroi Muaremi.

Qeveria dje e shkarkoi Muaremin dhe në pozitën u.d drejtor i Dretorisë së policisë financiare emëroi Goran Ivanov.

Këtë muaj në opinion bëri bujë përplasja mes prokurores së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska dhe kreut të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Të dy palët në kumtesat dhe deklarimet publike akuzonin njëri-tjetrin për ndërhyrje të paligjshme dhe presion.

Pas bastisjes që u krye më 18 korrik nga prokurorët e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Administratën e Policisë Financiare, Muaremi ngriti padi penale kundër Ruskovskës dhe prokurorëve Trajçeva dhe Josifovska.

Me reagim publik drejtuar ndërkombëtarëve doli Ruskoska e cila u ankua se po i bëhet presion. Nga ana tjetër, krye-prokurori Joveski dhe Shoqata e prokurorëve dolën kundër saj duke thënë se janë shkelur procedurat, ndërsa SHBA dhe BE thanë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga organet vendore dhe ata nuk mund të ndihmojnë Ruskoskën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button