Policia Financiare në Maqedoninë e Veriut me drejtor të ri

Policia Financiare do të ketë udhëheqës të ri pas dorëheqjes së drejtorit Arafat Muaremi. Telma raportoi që drejtori i ri do të jetë Goran Ivanov, përcjell Portalb.mk.

Ivanov është i punësuar në Policinë Financiare si inspektor ku tashmë do të jetë ushtrues detyre në pozitën e drejtorit.

Ndryshe, Arafat Muaremit në muajin shkurt i ka mbaruar mandati i drejtorit, por pastaj ka vazhduar te jetë ushtrues deetyre në këtë pozitë edhe për gjashtë muaj. Ai paraqiti dorëheqje javën e kaluar për shkak betejës me prokuroren tashmë të shkarkuar, Villma Ruskovska.

16 gusht është suspenduar kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska. Nga ana tjetër, dorëheqje dha shefi i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, një ditë pas skadimit të mandatit të tij.

Këtë muaj në opinion bëri bujë përplasja mes prokurores së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska dhe kreut të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Të dy palët në kumtesat dhe deklarimet publike akuzonin njëri-tjetrin për ndërhyrje të paligjshme dhe presion.

Pas bastisjes që u krye më 18 korrik nga prokurorët e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Administratën e Policisë Financiare, Muaremi ngriti padi penale kundër Ruskovskës dhe prokurorëve Trajçeva dhe Josifovska.

Me reagim publik dhe deri te ndërkombëtarët doli Ruskoska e cila u ankua se po i bëhet presion. Nga ana tjetër, krye-prokurori Joveski dhe Shoqata e prokurorëve dolën kundër saj duke thënë se janë shkelur procedurat, ndërsa SHBA dhe BE thanë se kjo çështje duhet të zgjidhet nga organet vendore dhe ata nuk mund të ndihmojnë Ruskoskën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button