Ruskovska do të kthehet në Prokurorinë e Shkupit, por nuk do të mund të punojë deri në përfundimin e pezullimit

Në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik, e cila është caktuar për të hënën, do të dihet edhe zyrtarisht se ku do të punojë prokurorja Vilma Ruskovska, pasi mandati i saj në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar. Ajo ende është e pezulluar, ndërsa në deklaratë për portalin Libertas, ajo konfirmoi se do të kthehet në Prokurorinë e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Do të kthehen në Prokurorinë e Shkupit, prej aty kam ardhur në prokurorinë për krim të organizuar, ashtu është sipas ligjit”, deklaroi Ruskovska.

Pezullimin që i’u dha pas konfliktit me ish drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremi do t’i vazhdojë edhe në Prokurorinë e Shkupit, sepse ajo vlen për funksionin në tërësi. Ajo megjithatë, do të marrë pagën që i takon edhe pse është e pezulluar, por më të ulët me transferin nga Prokuroria për krim të organizuar në atë të Shkupit.

Në seancën e së hënës, do të vendoset edhe për atë se kush do të jetë shef i Prokurorisë së Lartë në Shkup. Në konkursin ishin paraqitur tre kandidatë, prokurorët e lartë, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai por edhe shefi aktual Mustafa Hajrullai, por Fetai mbrëmë përmes postës elektronike, tani për tani për arsye të panjohura, është tërhequr nga gara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button