RMV, filluan hetimet për tre persona për përdhunimin e fëmijëve

Një 21 vjeçare së bashku me dy fëmijë është duke u hetuar në Maqedoninë e Veriut në lidhje me përdhunimin e një vajze 13 vjeçare. Për të dyshuarën tashmë është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Strumicë miratoi Udhëzim për realizimin e procedurave hetimore ndaj 21 vjeçares, ndaj së cilës ka dyshime të bazuara se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale – Përdhunim i fëmijës që ka mbushur 15 vjet, në bazë të nenit 188, paragrafi 1, në lidhje me nenin 1 nga Kodi Penal”, sqaroi Prokuroria Themelore Publike.

Prokuroria theksoi që për lëndën e njëjtë kanë filluar hetimet edhe për dy fëmijë tjerë që kanë marrë pjesë në këtë krim, të cilët masën e paraburgimit do ta kryejnë në Qendrën për Punë Sociale.

“Gjatë festimit të vitit të ri në shtëpinë e njërit adoleshent, e dyshuara me vetëdije për veprën, i ka ndihmuar të dy fëmijëve të lindur në vitin 2007, me ndihmën e forcës, të kryejnë përdhunimin e një vajze të lindur në vitin 2010”, sqaroi Prokuroria, duke theksuar që e dyshuara fillimisht e ka dehur viktimën.

Ndryshe, më 30 mars Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal ndaj 11 personave për kryerjen e disa veprave penale, ku viktima janë fëmijët.  “Janë kryer bastisje në disa vende të Velesit, dhe në një vend në Shkup dhe Tetovë, ku u arrestuan dhjetë persona, ndërsa një i dyshuar gjendet jashtë shtetit”, sqaroi Prokuroria Themelore Publike, duke sqaruar që për veprat penale “Tregti me fëmijë” dhe “Përdhunim i personave të dobët” parashikohet dënim së paku 8 vjet, ndërsa për “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”, dënim nga 3 deri 5 vjet.

Në rastin tjetër të njohur si “Dhoma Publike”, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit. “Dhoma Publike” u krijua në fund të vitit 2019 dhe në të shpërndaheshin fotografi dhe të dhëna personale të vajzave dhe grave në vend.

Themeluesi i grupit ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia pa lejen e tyre, u dënua me katër vite burg, ndërsa po aq, është dënuar, gjegjësisht katër vite, edhe administratori Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte akte seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për veprën penale e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button