Protestë për ‘Dhomën publike’: Organizatorët kërkojnë që më 8 Mars gratë të lirohen nga puna, të marrin pjesë në marsh
“Shteti që nuk vepron është shtet që përdhunon”, nën këtë moto Platforma për barazi gjinore më 8 Mars do të marshojë për mbrojtje më të madhe të grave nga dhuna seksuale dhe ngacmimet, duke u përqendruar në skandalin me “Dhoma Publike” – grupet në të cilat në mënyrë eksplicite përhapen fotografi dhe të dhëna personale të grave dhe të miturve, njofton Portalb.mk.
Nga kjo Platformë në një komunikatë për publikun kërkoi nga punëdhënësit që të hënën më 8 Mars, t’i lirojnë punëtoret nga puna, nga ora 14:00 deri në 17:00, në mënyrë që të marrin pjesë në marsh.
“Çdo vit në 8 Mars, Platformapër barazi gjinore organizon marsh me qëllim që të përmirësojë situatën me të drejtat e grave. Këtë vit marshi do t’i kushtohet nevojës për mbrojtje më të madhe të viktimave në çështjen “Dhoma Publike” dhe ndjekjes penale të autorëve të dhunës seksuale dhe ngacmimit seksual. Përmes marshit do të kërkohet mbrojtje sistematike dhe e qëndrueshme të viktimave në të gjitha rastet e dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, duke avancuar punën e institucioneve kyçe” thonë nga Platforma.
Pasi dhuna me bazë gjinore është problem që prek të gjithë shoqërinë, potencojnë nga Platforma, ajo është përgjegjësi e të gjithë aktorëve, ndërsa punëdhënësit duhet ta mbështesin këtë marsh duke lejuar gratë të marrin pjesë.
“Në këtë mënyrë, punëdhënësit do të paraqiten si aktorë me përgjegjësi shoqërore që qëndrojnë pranë grave- viktima të dhunës” thonë nga Platforma për barazi gjinore.
Dhuna ndaj grave gjithashtu ndikon në marrëdhëniet e punës, nga njëra anë, ajo paraqitet në mjediset e punës, më së shpeshti në formën e mobingut dhe ngacmimit, për të cilat punëdhënësit kanë detyrim të marrin masa parandaluese dhe mbrojtëse. Nga ana tjetër, shtojnë nga Platforma, dhuna ndaj grave ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, aftësinë për të punuar, angazhimin për punë dhe përparimin në karrierë, duke krijuar pengesa për pjesëmarrje të barabartë në tregun e punës.
“Marshojmë pasi një shtet që nuk vepron është një shtet që përdhunon. Marshojmë në mbështetje të të gjitha viktimave të grupit kriminal ‘Dhoma Publike’ dhe të gjitha viktimave të dhunës me bazë gjinore. Pas statistikave qëndrojnë gra. Marshojmë që t’i kujtojmë institucionet- Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike se nuk do të ndalemi derisa t’i plotësojnë kërkesat tona”, thuhet në njoftimin për marshin e 8 Marsit.
- LEXO: Dhoma Publike: Një vit pa aktakuza, aktivistët kanë dhënë afat deri më 8 mars, në të kundërtën do të protestojnë
- LEXO: RMV, gjykata caktoi 30 ditë paraburgim për krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”
- LEXO: Shkup, “Ti nuk je fajtore”: Qindra protestues i dolën në mbrojtje viktimave të grupit “Dhoma Publike” (VIDEO-FOTO)
LEXO: “Dhoma publike”, MPB-ja ekzaminon celularët dhe shënjestron antarët që ‘migrojnë’ në grupe tjera - LEXO: Pas skandalit “Dhoma Publike”, Mariçiq njoftoi ndryshimet ligjore dhe veprën e re penale “përgjim”
- LEXO: RMV, policia i arrestoi edhe dy persona tjerë në lidhje me “Dhomën publike”
LEXO: Reagime të ashpra nga kreu shtetëror për “Dhomën publike”, dy persona të arrestuar, kryeministri paralajmëroi bllokimin e “Telegramit” në RMV - LEXO: RMV, “Dhoma publike” me fotografi private të fëmijëve, Komiteti i Helsinkit kërkoi të zbardhet rasti
- LEXO: Mediat t’i kthehen edukimit në vend të sensacionalizmit në raportimin në grupin “Dhoma publike”
- LEXO: “Dhoma Publike” është një koleksion i grabitqarëve seksualë që trupat femra i shikojnë si objekte pa të drejtë të privatësisë
- LEXO: Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”
- LEXO: Policia po kërkon administratorin tjetër të “Dhomës publike”
- LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”
- LEXO: “Dhoma publike” tregoi anën e errët të grupeve të mbyllura në Internet
- LEXO: Shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar që janë keqpërdorur në “Dhomë publike”