Ja cilat janë shenjat që tregojnë se fëmija ka problem me dëgjimin

Problemet me dëgjimin tek fëmijët mund të zbulohen shumë herët dhe zbulimi i hershëm i saj rrit mundësitë e trajtimit në kohë. Por, shpesh prindërit nuk i dinë shenjat e humbjes së hershme të dëgjimit ose problemet me këtë shqisë. Ja se si të dalloni problemet e dëgjimit tek një fëmijë, shkruan Panacea.

Shumica e sistemeve shëndetësore në botë kryejnë testimin e dëgjimit disa ditë pas lindjes. Por humbja e dëgjimit mund të ndodhë edhe më vonë, dhe ndonjëherë lidhet me gjenetikën, si dhe me infeksionet që nëna ka pasur gjatë shtatzënisë.

Shenjat që tregojnë se po zhvillohet humbja e dëgjimit, mund të jenë të ndryshme dhe ekspertët pajtohen se është e vështirë të hetohen tek foshnjat, sepse ata nuk mund të tregojnë se diçka nuk shkon mirë me këtë shqisë. Por edhe fëmijët shumë të vegjël nuk janë gjithmonë në gjendje të shpjegojnë se kanë një problem me veshët e tyre.

Nëse mendoni se fëmija juaj ka probleme me dëgjimin, ndiqni instinktin tuaj prindëror dhe caktoni një kontroll. Përpiquni që fëmija të thotë fjalë të ngjashme që ndryshojnë me një ose dy shkronja (farë, arrë, barë…) dhe përpiquni të përcaktoni nëse e dëgjon ndryshimin. Një sinjal është edhe zhvillimi i vonuar i të folurit, si dhe këmbëngulja e fëmijës për të parë me volum maksimal filmin vizatimor ose videon e tij të preferuar.

Gjithsesi, nëse fëmija nuk përgjigjet kur e thërrisni emrin e tij nga një distancë relativisht e shkurtër, kjo është gjithashtu një shkak për shqetësim. E nëse keni përshtypjen se shpesh fëmija juaj nuk heton prezencën tuaj në dhomë, është mirë të caktoni një kontroll. Nuk do të thotë automatikisht që fëmija ka problem me dëgjimin, por është mirë që kjo mundësi të eliminohet. Pediatri juaj do t’ju këshillojë më së miri për hapat e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button