Për herë të tretë është hapur “Dhoma Publike” në Telegram

Në rrjetin social Telegram është hapur grupi i ri “Dhoma publike” në të cilin ndahen fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga Maqedonia, njofton Telma.

Grupi për një ditë numëron 219 anëtarë, kurse deri më tani janë shpërndarë 61 foto dhe 14 video.

Skandali i “Dhomës publike” u zbulua vitin e kaluar kur foto dhe video me vajza, disa prej tyre edhe të mitura, u shpërndanë në grupin Telegram.

Atëkohë, grupi u mbyllë, por në janar të këtij viti, përsëri ishte hapur një grup tjetër. Prokuroria Publike në muajin prill pas reagimeve të ashpra të opinionit ngriti aktakuzë kundër dy personave të moshës 32 dhe 21 vjeçar, të cilët akuzohen për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje pornografi fëmijësh.

Nga Gjykata Themelore Penale – Shkup shkurtimisht për Telman janë përgjigjur se nesër vazhdon gjykimi në rastin “Dhoma Publike” ndaj dy të akuzuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button