Serbia kërkon të dhëna nga “Telegram” për zbulim të anëtarëve në “Dhomën publike” ballkanike

Prokuroria serbe kërkon nga platforma “Telegram” informata për anëtarë të grup në të cilin më shumë se 36 000 persona nga Ballkani shpërndajnë fotografi eksplicite dhe të dhëna personale nga gra dhe vajza, shkruan 360 Grade, njofton Portalb.

Mediat serbe njoftuan se pas urdhrit të Prokurorisë për kriminal të lartë teknologjik, anëtarët e Shërbimit për luftë kundër krimit të organizuar po i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhje të rastit dhe zbulim të personave që shppërndajnë fotografi dhe kontakte nga femrat.

Për zbulim të identitetit të anëtarëve në grupe të këtilla në të cilat shpërndahen fotografi edhe nga vajza dhe gra nga Maqaedonia e Veriut, të dhëna nga “Telegram” kërkuan edhe organet kompetente në shtetin tonë. Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dje informuan se për rastin “Dhoma publike 2” për çka në opinion u dëgjua sivjet, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme më 27 janar të vitit 2021 u janë drejtuar “Telegram”-it që t’i marrin të dhënat reale për profilet e kreatorëve, adminbistratorëve dhe anëtarëve të grupit.

Por, edhe nga Prokuroria dhe nga MPB-ja disa herë kanë theksuar se veprimi është i vështirësuar për shkak se “Telegram” nuk bashkëpunon.

Ndërkohë, u paraqitën edhe disa grupe tjera si grupi “Popullacija Ballkana”, në të cilin anëtarë janë kryesisht shtetas të Maqedonisë dhe Serbisë dhe i cili ende është aktiv.

Saknsione për anëtarët e këtij grupi ishte edhe kërkesa kryesore e marshit të sivjetë në Shkup për Ditën e gruas.

Përndryshe, Prokuroria Themelore Publike ka kompletuar edhe dëshmitë materiale për veprën penale “Prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve” sipas nenit 193 – a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal për të cilën është hapur procedurë hetimore kundër dy personave në lëndën për rastin “Dhoma publike”.

“Në periudhën prej 19.02.2019 deri më 28.01.2020, dy të dyshuar, si themelues dhe moderator të grupit, kanë qenë të obliguar të kujdesen për përmbajtjen e përmbajtjeve tekstuale dhe audio – vizuale që shpërndahen nga anëtarët e grupit. Por, ato me qëllim kanë lejuar që në grup të vihen në dispozicion përmbajtje – material audio – vizual ku tregohen dukshëm veprime seksuale me fëmijë. Hetimi në këtë lëndë është në rrjedh dhe është në fazën përfundimtare. Prokurori publik kompetent ka thirrur dy të dyshuarit që të merren në pyetje në Prokurorinë Publike, ndërsa do të vijojë edhe ekspertizë e dëshmive nga mbrojtja. Njëkohësisht, Prokuroria Publike i kompleton edhe dëshmitë materiale për vepër penale për të cilën është hapur procedurë hetimore, pas çka do të vijojë sjellja e vendimit të Prokurorisë Publike”, thonë nga PTHP.

Prej aty kanë shtuar se lënda “Dhoma publike2” është në fazën e procedurës parahetimore, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Shkup përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme më 27.01.2021 i është drejtuar servisit ndërkombëtar provider për shërbime – Telegram që t’i marrë të dhënat reale për profilet e përdoruesve të krijuesve, administratorëve dhe anëtarëve të grupit.

“Deri në këtë moment nuk është marrë përgjigje për këtë kërkese nga ana e rrjetit social ‘Telegram’. Këto të dhëna janë të domosdoshme me qëllim që të vërtetohet identiteti dhe prokuroria të mund të ndërmerr veprime penale kundër personave të përfshirë në këtë grup. Për këto arsye, Prokuroria Publike ka përdorur edhe mekanizmat e ndihmës ndërkombëtare juridike dhe në  pajtueshmëri me rregulloret pozitive vendore dhe ndërkombëtare, të dhënat i ka kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar”, thanë nga PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button