“Dhoma publike”, MPB-ja ekzaminon celularët dhe shënjestron antarët që ‘migrojnë’ në grupe tjera

Ministria e Brendshme ekzaminon telefonat celularë të katër të dyshuarve në çështjen “Dhoma Publike”, raportoi TV 24. Sektori për krim kompjuterik në Ministrinë e Brendshme po heton përmbajtjen dhe kërkon prova se çfarë fotografish dhe videosh posedojnë, nëse mes tyre ka materiale pornografike për të mitur, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i policisë Toni Angellovski gjarë një paraqitjeje në emisionin “360 Gradë” të premten informoi se disa anëtarë të këtij grupi “migruan” në grupe të tjera ku më tej ndajnë fotografi dhe klipe, ndërsa në njërin prej tyre janë të përfshirë edhe qytetarë të Serbisë.

“Siç e dini tashmë,” Dhoma Publike “është e mbyllur, por është hapur një grup tjetër dhe po punojmë në zbulimin e antarëve. Bëhet fjalë për një grup të ri në të cilin është bërë transfer i antarëve nga grupi i mëparëshëm, por kemi grup edhe me antarë nga Serbia. Momentalisht punojmë në detektimin e të gjithë të përfshirëve me qëllim sanksionimin”, tha Angellovski.

Duke komentuar këtë grup, Angellovski në një deklaratë për “Telma” tha se Ministria e Brendshme tashmë ka kontaktuar me kolegët serbë dhe se në këtë grup më së shumti shpërndahen foto dhe video të viktimave nga Serbia.

Ai theksoi se “Telegramit” iu kërkua të mbyllë edhe këtë grup.

Përndryshe organizatat joqeveritare për barazinë gjinore njoftuan marsh protestues për ditën e mërkurë dhe kërkuan që ngacmimi seksual të shndërrohet në vepër pendale.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, njoftoi se në Kodin Pendal do të përfshihet një akt i ri ndjekjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button