Policia po kërkon administratorin tjetër të “Dhomës publike”

Në lidhje me rastin “Dhoma publike” mbaroi biseda me organizatorët, si dhe me njërin nga administratorët, ndërsa hetimet vazhdojnë administratorin tjetër, transmeton Portalb.mk.

“Një nga administratorët e grupit intenzivisht kërkohet. Gjatë këtyre ditëve do të ketë kallëzim penal konkret në përputhje me Kodin Penal”, deklaroi ministri i punëve të brendshme Naqe Çulev.

Rasti “Dhoma publike” ka të bëjë me publikimin e fotografive eksplicite të vajzave 12-13 vjeçare në rrjetin social Telegram. Fotografitë ishin marrë nga profilet publike si dhe nga bisedat private.

Që në fazën e parë të hetimeve, policia zbuloi numrat e telefonave të administratorëve.

Skandali i cili zbuloi se në grup ndahen fotografi dhe video të vajzave, në mesin e të cilave kishte edhe të mitura, u zbardh përpara disa ditëve. Sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, informoi se grupi ka pasur rreth 8.000 anëtarë, ndërkaq në të janë shpërndarë rreth 800 video dhe fotografi private. Ai tha se bisedë do të ftohen vetëm ata të cilët kanë shpërndarë përmbajtje, dhe jo të gjithë anëtarët.

Në ndërkohë, edhe pse është ndryshuar emri i “Dhomës Publike” më shumë se gjysma e anëtarëve e kanë lëshuar grupin, duke përfshirë edhe administratorin.

LEXO: Mediat t’i kthehen edukimit në vend të sensacionalizmit në raportimin në grupin “Dhoma publike”
LEXO: “Dhoma Publike” është një koleksion i grabitqarëve seksualë që trupat femra i shikojnë si objekte pa të drejtë të privatësisë
LEXO: Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”
LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button