Supremja e miratoi aktgjykimin për “Dhomën Publike”, u refuzua kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhoma Publike”, raporton Portalb.mk.

Vendimi është marrë në një seancë të mbajtur dje nga Këshilli i veprave penale në  Gjykatën Supreme.

“Këshilli i veprave penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, miratoi Aktgjykim Kvp2.nr.23/2023, me të cilin kërkesat për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vendimit të plotfuqishëm, të Gjykatës Themelore Penale Shkup K.nr.1851/21 të datës 11.03.2022 dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit Shkup KZH.nr.588/22 të datës 24.11.2022, i refuzoi si të pabaza”, njoftoi Supremja.

Themeluesi i grupit ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia pa lejen e tyre, u dënua me katër vite burg, ndërsa po aq, është dënuar, gjegjësisht katër vite, edhe administratori Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte akte seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për veprën penale e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.

“Dhoma Publike” u krijua në fund të vitit 2019 dhe në të shpërndaheshin fotografi dhe të dhëna personale të vajzave dhe grave në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button