RMV, 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë të vajzës 14 vjeçare

Me kërkesë të Prokurorisë themelore publike në Strumicë, Gjykata themelore në Strumicë ka caktuar 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për prodhim dhe shpërndarje të pamjeve pornografike, ku si personazh është një vajzë 14 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria raportoi që dy të dyshuarit, 24 vjeçari dhe 27 vjeçari, në gusht të vitit 2019 kanë kryer veprime seksuale ndaj 14 vjeçares në një qendër tregtare të braktisur. Pamjet me përmbajte pornografike janë regjistruar dhe pastaj janë shpërndarë në rrjetet sociale.

“Prokuroria themelore publike në Strumicë ka sjellë Urdhër për zbatimin e procesit hetues ndaj dy personave që dyshohen që kanë kryer veprën penale-Publik të materialeve pornografike të fëmijëve në bazë të nenin 193 dhe Prodhim dhe shpërndarje e pornografisë së fëmijëve në bazë të nenin 193-a nga Kodi Penal”, raportojnë nga PTHP.

Javën e kaluar, policia ka arrestuar krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”, që ishte aktiv në rrjetin social Telegram vitin e kaluar,  për të vazhduar me ngritjen e një hetim kundër të dyve për veprën penale ‘prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve’, njofton Portalb.mk. Gjykata mori vendim për të mbajtur 30 ditë paraburgim dy të dyshuarit, njëri 32 vjeçar e tjetri 21 vjeçar.

Përndryshe organizatat joqeveritare për barazinë gjinore ditë më parë zhvilluan marsh protestues dhe kërkuan që ngacmimi seksual të shndërrohet në vepër penale. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, nga ana tjetër, njoftoi se në Kodin Pendal do të përfshihet një akt i ri ndjekjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button