Në lidhje me shfrytëzimin seksual të fëmijëve, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj disa personave
Policia e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal ndaj disa personave për kryerjen e disa veprave penale, ku viktima janë fëmijët, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj 10 personave, për të cilët ekziston dyshimi se janë të përfshirë në kryerjen e veprës penale “Tregti me fëmijë”, “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijë” dhe “Përdhunim të personave të pafuqishëm”, vepra të dënueshme nga Kodi Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Këto vepra janë të dënueshme në bazë të nenit 418, 193 dhe 187 nga Kodi Penal.
Policia raportoi që padi penale është dorëzuar për 25 vjeçarin S.D. nga Velesi, 32 vjeçarin D.S. nga Tetova, 25 vjeçarin D.N., 22 vjeçarin T.I. dhe 24 vjeçarin K.T., 23 vjeçari D.P.T., 25 vjeçari A.Z., 27 vjeçari R.A., 26 vjeçari T.L. dhe 25 vjeçari S.N. nga Velesi dhe 21 vjeçari R.V. nga Shkupi.
“Janë kryer bastisje në disa vende të Velesit, dhe në një vend në Shkup dhe Tetovë, ku u arrestuan dhjetë persona, ndërsa një i dyshuar gjendet jashtë shtetit”, sqaroi Prokuroria Themelore Publike, duke sqaruar që për veprat penale “Tregti me fëmijë” dhe “Përdhunim i personave të dobët” parashikohet dënim së paku 8 vjet, ndërsa për “Prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve”, dënim nga 3 deri 5 vjet.
Ndryshe, Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut e ka refuzuar si të pabazë kërkesën për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit për rastin “Dhoma Publike”. “Dhoma Publike” u krijua në fund të vitit 2019 dhe në të shpërndaheshin fotografi dhe të dhëna personale të vajzave dhe grave në vend.
Themeluesi i grupit ku shpërndaheshin materiale pornografike të grave nga Maqedonia pa lejen e tyre, u dënua me katër vite burg, ndërsa po aq, është dënuar, gjegjësisht katër vite, edhe administratori Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte akte seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për veprën penale e prodhimit dhe shpërndarjes së pornografisë së fëmijëve.
- LEXO: Supremja e miratoi aktgjykimin për “Dhomën Publike”, u refuzua kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit
- LEXO: Administratorët e “Dhomës Publike” u dënuan me nga katër vite burg (VIDEO)
- LEXO: Për herë të tretë është hapur “Dhoma Publike” në Telegram
- LEXO: RMV, filloi gjyqi për rastin Dhoma Publike
- LEXO: Gratë aktiviste për të drejtat e njeriut në rajonin e Ballkanit porosisin që institucionet të veprojnë ndaj autorëve të dhunës përmes internetit
- LEXO: Serbia kërkon të dhëna nga “Telegram” për zbulim të anëtarëve në “Dhomën publike” ballkanike
- LEXO: Prokuroria Publike: Hetimi për “Dhoma publike 2” është në fazën përfundimtare, po zhvillohen procedura hetimore në disa prokurori
- LEXO: Protestë për ‘Dhomën publike’: Organizatorët kërkojnë që më 8 Mars gratë të lirohen nga puna, të marrin pjesë në marsh
- LEXO: Dhoma Publike: Një vit pa aktakuza, aktivistët kanë dhënë afat deri më 8 mars, në të kundërtën do të protestojnë
- LEXO: RMV, 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë të vajzës 14 vjeçare
- LEXO: RMV, gjykata caktoi 30 ditë paraburgim për krijuesin dhe administratorin e grupit “Dhoma Publike”