Bytyqi: Kompanitë vendore do të përfitojnë më shumë se 600 milionë euro nga ndërtimi i korridoreve

Me ndërtimin e seksioneve nga Korridori 8 dhe Korridori 10 d, kompanitë vendore do të arkëtojnë 650 milionë euro, ndërsa vendi ynë do të fitojë autostrada evropiane moderne, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Stadion” në Radio Kanal 77, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se, në Korridorin 8 arritën ta fusim në korridoret panevropiane, që do të thotë se për herë të parë Bashkimi Evropian mund t’i sigurojë vendit mjete financiare për ndërtimin e rrugëve për të cilat mund të aplikojmë çdo vit.

“NË kontratë thuhet se 51% duhet të jenë kompani vendore si kontraktorë dhe kur kontrata është 1,3 miliardë euro, do të thotë që 650 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendore”, tha Bytyqi.

Ai sqaroi se, çmimi i ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d do të kushtojë 1,3 miliardë euro dhe që në asnjë praktikë shpronësimi i tokës nuk përfshihet në dokumentacionin e tenderit.

Bytyqi foli edhe për ngrirjen e çmimeve, për të cilën tha se si mbështetës i ekonomisë së tregut të lirë e sheh dhe e trajton atë vetëm si mjetin e fundit në rast se pala tjetër nuk sillet në mënyrë korrekte në dëm të qytetarëve.

“Kam thënë dhe do ta përsëris, këtë e bëjmë vetëm kur pala tjetër nuk sillet në mënyrë të moralshme dhe etike, sepse në ekonominë e tregut duhet të ketë moral dhe etikë. Ne si Qeveri kemi dëshmuar se duam të ndihmojmë dhe ndihmuam, por kur unë subvencionojë kompani gjatë krizës, e bëjë që ta ketë më të lehtë dhe jo ta rris përfitimin e saj, e bëjë që qytetarët të kenë çmime më të lira”, deklaroi zëvendëskryeministri Bytyqi.

Ndryshe, më 8 mars u nënshkrua marrëveshja për Korridorin 8 dhe 10D mes Qeverisë së RMV-së dhe Behtel-Enka. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër, i cili duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafathanë dhe do të duhet të përfundojë deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button