OKB kërkon rrugë të sigurta për civilët në Ukrainë

Shefi i Kombeve të Bashkuara për Ndihma, Martin Griffiths, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë rrugë të sigurta për civilët, ashtu që të largohen nga zonat armiqësore në Ukrainë, në drejtimin që ata duan, transmeton REL.

Ai ka bërë thirrje edhe për rrugë të sigurta për dërgim të furnizimeve humanitare.

Griffiths i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se zyra e tij ka dërguar një ekip në Moskë për të punuar në koordinim më të mirë civilo-ushtarak.

Pentagoni: Nuk ka përparim të madh të Rusisë në veri dhe verilindje të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk besojnë që forcat ruse kanë bërë përparim të madh në veri dhe verilindje të Ukrainës në ditët e fundit, ka thënë Pentagoni të hënën.

Zëdhënësi i Petagonit, John Kirby, ka thënë se trupat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Herson dhe po tentojnë të rrethojnë Mariupolin, mirëpo nuk e kanë nën kontroll.

Raportohet se Rusia ka prezantuar korridoret humanitare

Rusia ka thënë të hënën se do të hapë korridoret humanitare të martën për t’ua mundësuar civilëve evakuimin nga disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin Mariupol, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP duke cituar agjencitë ruse të lajmeve.

“Nga 10:00 me orën lokale, më 8 mars, Federata Ruse është duke shpallur ‘regjim të heshtjes’ dhe është e gatshme të ofrojë korridore humanitare”, ka thënë një degë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e angazhuar me operacionet humanitare në Ukrainë.

Aty janë renditur disa rrugë të evakuimit nga Kiev, Mariupol, Harkiv dhe Sumoj – qytete të cilat janë përballur me sulme të ashpra nga forcat ruse në ditët e fundit.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button