Rashkovski del nga burgu pasi Prokuroria pranoi ofertën prej gjysmë milioni euro garanci nga ai që të dalë nga paraburgimi

Ish-sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski, nga burgu i Shutkës do të vazhdon në shtëpinë e tij masën e paraburgimit, pasi Prokuroria e Lartë e Shkupit është pajtuar që ai të  dalë nga paraburgimi me garanci. Ky qëndrim i instancës së shkallës së dytë të Prokurorisë vjen pas ankesës së Rashkovskit për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër tij në gjysmën e dytë të majit nga ana e Gjykatës Penale, njofton Portalb.mk.

Prokuroria ka sqaruar se garancia e ofruar nga Rashkovski është rreth 500.000 euro.

“Ju informojmë se Prokuroria e Lartë e Shkupit, pas lëndës të formuar pas dorëzimit të Ankesës nga i akuzuari D.R. me garanci të ofruar, deri te Gjykata e Apelit Shkupit, në pajtueshmëri me kompetencat ligjore ka dorëzuar propozim me të cilin i propozohet Gjykatës që ta pranojë ankesën e akuzuarit dhe ta pranojë garancinë e ofruar në lartësi prej 30.686.215 denarë dhe ta zëvendësojë masën e paraburgimit me garancinë e ofruar”, deklarojnë nga Prokuroria.

Kujtojmë se Dragi Rashkovski më 14 prill dha dorëheqje, për çka informoi publikun përmes një postimi në Facebook.

Gjashtë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në mars të këtij viti hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button