Rashkovski vozit xhip luksoz, i cili nuk figuron në listën e tij anketuese

SUV luksoze, modeli i fundit i markës suedeze “Volvo” – XC 90. Një xhip i tillë drejtohet nga Dragi Rashkovski, sekretar në kabinetin e Kryeministrit, ndërsa një automjet i tillë nuk figuron në listën anketuese. Përderisa Komisioni Antikorrupsion “kreh” pasurinë e Rashkovskit, ndërsa Prokuroria për Krim të Organizuar heton prokurimin e softuerit për kundërvajtje në trafik, 360 Gradë verifikoi zërat që i kishin arritur – se ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë po përdor një automjet të pa raportuar në KShPK, transmeton Portalb.mk.

Dhe, “si e bardha në të zezë”, në teren u verifikuan pretedimet e tilla.

Xhipi është parkuar në mënyrë të rregullt afër vendbanimit të Rashkovskit në Shkup. Kontrollet treguan se ai nuk e përdor këtë veturë kur shkon për punë në Qeveri, por kryesisht në kohën private.

Kjo video është bërë gjatë fundjavës. Rreth mesditës, me familjen u drejtuan për në xhipin që po i priste në parkingun ku zakonisht e lënë. Rashkovski u ul në vendin e shoferit të Volvo-s luksoze.

Bëhet fjalë për “Volvo XC 90” nga gjenerata aktuale e modelit. Në uebfaqen zyrtare të “Volvo-s”, ky xhip është përshkruar si një lidhje midis sigurisë së përsosur, rehati dhe dizajn elegant, me teknologji inovative dhe për brenda i punuar nga materiali cilësisë së lartë. Modeli i fundit bazë është me vlerë 74.000 euro.

“360 Gradë” ka verifikuar detajisht gjendjen pronësore që Rashkovski e raportoi në Komisionin Antikorrupsion. Nga dokumentet e siguruara përmes një kërkese për qasje në informacionin me karakter publik, shihet se nuk ndodhet xhipi që e drejton.

Por ka edhe diçka tjetër – ndërsa ajo është dashuria e dukshme e Rashkovskit për markën Volvo. Në listën anketuese të paraqitur në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Rashkovski,  “Volvo XC 90” e paraqiti si të gruas së tij. Por, ajo vetur ishte nga gjenerata e vjetër e këtij modeli, prodhuar në vitin 2005, ndërsa Rashkovski raportoi se e kanë shitur atë në fund të vitit 2017.

Në gjendjen aktuale pronësore të Rashkovskit ka edhe një tjetër “Volvo” – e vjetër 35 vjet, vlera e të cilit është më pak se dy mijë euro. Rashkovski raportoi se aktualisht zotëron edhe një BMW që e bleu vitin e kaluar për rreth 12.000 euro dhe dy motorë –  Honda dhe  BMW me vlerë të përgjithshme prej 17.000 euro.

Për xhipin që tani drejtohet nga sekretari në kabinetin e kryeministrit, sipas mbajtësit të targave, mund të konkludohet se është blerë nga tregtar i brendshëm i “Volvo-s”. Vihet re gjithashtu se “BMW” e raportuar ka targa nga Strumica, ku është akoma adresa zyrtare e Rashkovskit sipas listës zgjedhore, ndërsa xhipi i padeklaruar ka targa të Shkupit.

Si e mori atë dhe pse kjo veturë nuk është në regjistrin e KShPK-së? Rashkovski vendosi të heshtë për pyetjet e drejtuara.

Nga MPB-ja, ashtu siç edhe pritej, deklaruan se nuk mund të na tregonin kush ishte pronari i automjetit, pasi bëhej fjalë për të dhëna personale. Për çdo rast, 360 gradë u drejtua me kërkesë për qasje të lirë në të dhëna, duke shpjeguar se iu duhen të dhënat në një hetim gazetaresk me interes të lartë publik.

Ndërsa kjo është pikërisht ajo që po verifikon Komisioni Antikorrupsion, i cili tashmë ka hapur lëndë për pronën e Rashkovskit.

“Nëse ndodh diçka siç thoni ju, se është vërejtur diçka që nuk është paraqitur këtu, do ta verifikojmë se automjeti i kujt është. Në atë mënyrë do të bëjmë një krahasim, përfshihet edhe një kontradiktë me subjektin që është lëndë e punës, prandaj mund të merret edhe deklaratë nga Rashkovski, cilën vetur e ka vozitur, e kujt është etj. Ne disa herë kemi theksuar se ligji për origjinën e pronës është shumë i nevojshëm në vendin tonë, pikërisht për këto arsye, për të ditur se cila pronë kujtë i takon dhe nga vjen?”, tha Ivanovska.

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, thotë se përveç kontrollit të gjendjes reale pronësoren të Rashkovskit, do të hetohet edhe nëse vlera e tij i tejkalon të ardhurat e tij. Në rast të tillë, hetimi do të thellohet.

“Nëse vërehet se ka devijim nga ana e pronës sa i përket të ardhurave, atëherë shkojmë me verifikimin e pronës dhe atëherë tashmë pëfshiher edhe institucione të tjera si policia financiare, etj.”, tha Ivanovska.

Rashkovski është në qendër të vëmendjes së publikut pas storjeve të “360 gradë” në lidhje me prokurimin e softuerit për shkelje të trafikut që asnjë institucion nuk e përdor. Aktivitetet e autoriteteve u intensifikuan pas kthimit të tij nga pushimet në Meksikë, ndërsa Prokuroria Themelore Publike Krim të Organizuar dhe Korrupsion ditëve të fundit morri në pyetje Oliver Spasovskin dhe Naqe Çulevin, ndërsa bastisi edhe selinë e ndërmarrjes së softuerit “Inovka gro” si dhe në shtëpinë e pronarit të saj.

Edhe pas serisë së skandaleve të korrupsionit në të cilin u gjet emri i tij, për Rashkovskin, i cili është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Kryeministrit, nuk ka kërkesë për përgjegjësi morale. Argumenti kryesor i zëvendës Kryeministrit për luftë kundër korrupsionit ishte për funksionin e tij të ri në kabinetin e Kryeministrit, nuk vlente kodi i Qeverisë për sjelle etike. Nga ana tjetër, Kryeministri ka deklaruar vazhdimisht se prokurimi është i pastër

Institucionet pritet t’i përgjigjen disa dilemave në lidhje me Rashkovskin, përfshirë mënyrën se si ai “u ul” në Volvon luksoze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button