RMV, 11 milionë denarë të shtetit janë keqpërdorur gjatë blerjes së softuerit për në komunikacion, vlerësojnë nga Prokuroria

Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që në lidhje me blerjen e softuerit, po hetohen katër persona për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, një vepër e dënueshme në bazë të paragrafit 5 në nenin 353 nga paragrafit 1 në Kodin Penal, transmeton Portalb.mk.

Rasti ka të bëjë për periudhën nga janari i vitit 2019 deri në korrikun e vitit 2020. Katër personat dyshohen për keqpërdorime gjatë furnizimit me softuerin për kontroll në komunikacion.

Raportohet që përkundër realizimit të procedurës së blerjes, duke u realizuar pagesa në vlerë prej 4.997.300 denarë, pastaj 1.416.000 denarë dhe 4.605.021 denarë, softueri përsëri nuk ishte realizuar.

“Me veprimet që i ka kryer, i dyshuari i parë për shkak angazhimeve zyrtare të parealizuara, në dëm të Buxhetit të RMV-së në vlerë të përgjithshme prej 11.018.321 denarë”, raportojnë nga Prokuroria.

Ndryshe, këtë mëngjes, policia arrestoi ish-sekretarin në kabinetin e Kryeministrit dhe ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, pasi Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit lëshoi ​​urdhër për hetimin e rastit të prokurimit të softuerit për shkelje në trafik, të cilin nuk e përdor asnjë institucion

Pesë muaj më parë, Rashkovski u emërua sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve në zbatimin e programit qeveritar në kabinetin e kryeministrit – funksion i ri që u prezantua menjëherë pas largimit të tij si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

“Kur politika (politizimi) bëhet më e zhurmshme se shkencat natyrore, atëherë atmosfera e punës bëhet e papërshtatshme për dikë që është mësuar të kërkojë logjikën në gjithçka. Prandaj po ju paraqes këtë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve gjatë realizimit të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të projekteve strategjike. Roli im si në këtë pozicion ashtu edhe në pozicionin e mëparshëm si Sekretar i Përgjithshëm ishte që t`i jepja një dimension të ri dinamik jetës shoqërore”, thuhej mes tjerash në letrën e Rashkovskit drejtuar kryeministrit Zoran Zaev.

Pas lajmeve të botuara në media që kishin të bënin me softuerin për shkeljet në trafik të blerë nga Rashkovski, derisa ai ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion muajin e kaluar hapi para-hetim. Në atë kohë, Rashkovski ishte për pushime në Meksikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button