Zhan Mitrev e vendosi në pauzë ndërtimin e qendrës radiologjike-onkologjike në Katllanovë
Si rezultat i zhvillimeve në 8 muajt e fundit, Klinika Zhan Mitrev njoftoi se po e pezullon ndërtimin e qendrës së re radiologjike-onkologjike në Katllanovë, e cila ishte paraparë të fillonte vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Qendra për Radiologji dhe Onkologji” ishte planifikuar të ndërtohet në një lokacion në zonën e Katllanovës afër Shkupit”, njoftuan nga Klinika.
Nga atje presin që ndërtimi i këtij projekti të fillojë këtë vit.
Kujtojmë se ndaj Zhan Mitrevit është hapur lëndë në Prokurori u hap pas dokumentarit të Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL) “Gjaku i pistë” që u transmetua në korrik 2022. Pas një hetimi, më 10 janar të këtij viti është ngritur aktakuzë dhe pas pranimit është caktuar seanca e parë gjyqësore e sotme.
Gjatë hetimit, sipas informatave të PThP Shkup, janë paraqitur 283 pacientë të cilët kanë thënë se po i bashkohen përndjekjes dhe kanë ndjesinë se janë mashtruar. Kur kanë telefonuar, një pjesë e madhe e njerëzve kanë thënë se nuk e dinë se si ndihen, disa se nuk janë ndjerë të mashtruar, por ka pasur edhe nga ata që janë kuruar, por kanë thënë se janë mashtruar. Në mesin e tyre ka pacientë nga jashtë, veçanërisht nga Kosova.
Përllogaritjet e Prokurorisë janë se për hemofiltrim nga këta persona janë paguar 97.461.000 denarë (rreth 1.6 milionë euro).
Mjeku Zhan Mitrev, megjithatë, në daljet e tij publike, si dhe në disa njoftime të dërguara në media, ka pohuar se nuk i ka mashtruar pacientët dhe se ky është hajkë kundër tij.
“E vërteta është në anën tonë, akuza është krejtësisht e pabazuar dhe do ta vërtetojmë institucionalisht. Presim një proces të shpejtë dhe transparent në të cilin përmes informacioneve të qarta dhe publike, dëshmive dhe materialeve dëshmuese do të vërtetohet e vërteta se asnjë pacient nuk është mashtruar”, thanë nga klinika pas ngritjes së aktakuzës.
Gjatë pandemisë COVID-19, në periudhat më të vështira, thonë nga kjo klinikë, kemi punuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat e përcaktuara dhe të lejuara të trajtimit.
Gjykata penale bllokon llogaritë e klinikës “Zhan Mitrev”
Ndërkohë, klinika “Zhan Mitrev”, sot përmes një komunikate për media, njofton opinionin se një ditë para fillimit të procesit gjyqësor, Gjykata Penale ka marrë vendim për përcaktimin e masave të propozuara që parashikojnë bllokimin e plotë të llogarive të spitalit.
“Theksojmë se me masat e marra plotësisht bllokohet funksionimi i spitalit Zhan Mitrev, i cili është një organizatë shëndetësore me interes publik. Klinika “Zhan Mitrev” nga sot nuk po arrin të shlyejë detyrimet ndaj bankave. Duam të informojmë publikun se do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë dhe trajtimi i asnjë pacienti nuk do të vihet në pikëpyetje, edhe pse procedimet e Gjykatës Penale dhe me kërkesë të prokurorisë shkojnë në një drejtim tjetër, gjegjësisht kërkojnë mbylljen tonë”, thuhet në një deklaratë nga klinika.
Gjithçka që kërkuam ishte një gjykim i drejtë në lidhje me gënjeshtrat dhe të pavërtetat e bëra ndaj klinikës sonë dhe morëm “aktgjykim” para fillimit të gjykimit, theksojnë nga atje. Klinika shton se është krejtësisht i pabazuar arsyetimi i Gjykatës Penale se po bllokohen llogaritë e personave juridikë që nuk janë në interes të klinikës.
“IShP Zhan Mitrev në Strumicë dhe Manastir nuk mund t’i mbulojë vetë investimet dhe mbulohen nga klinika amë në Shkup. Subjekti tjetër juridik ‘Fila Farm’ punon me kredi për të shlyer kërkesat e subjektit juridik LABS, i cili gjithashtu është i themeluar dhe i lidhur me klinikën ‘Zhan Mitrev’. Kompanitë e listuara janë krijuar dhe financuar sipas rregullave ligjore në vend dhe janë të lidhura ngushtë me funksionimin e klinikës. Ato punësojnë një numër të madh njerëzish dhe janë dyfishuar në kapital. Theksojmë se ky vendim i Gjykatës Penale është në kundërshtim me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe krijon presion të padurueshëm në klinikë”, thonë nga “Zhan Mitrev”.
Kujtojmë që muajin e kaluar Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.
Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.
Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).
Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:
- LEXO: U anulua seanca për gjykimin e Zhan Mitrevit, kishte angazhuar avokatë të rinjë
- LEXO: Gjyqi për Zhan Mitrevin fillon me 28 shkurt
- LEXO: Është ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat
- LEXO: Zhan Mitrev do ta tërheq padinë ndaj gazetarëve të IRL-së
- LEXO: Sali: Raporti përfundimtar për rastin “Zhan Mitrev” do të jetë gati javën e ardhshme
- LEXO: MALMED ka dorëzuar kallëzim penal kundër Zhan Mitrevit për shkak të testimeve klinike të padeklaruara
- LEXO: Gjykata e refuzoi kërkesën e Zhan Mitrevit për ta fshirë dokumentarin “Gjaku i papastër”
- LEXO: Zhan Mitrev kërkon që gjykata të urdhërojë fshirjen e dokumentarit “Gjaku i papastër”
- LEXO: Zhan Mitrev ka dhënë garanci prej 1 milion euro se nuk do të arratiset
- LEXO: Gjykata e mori pasaportën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Prokuroria filloi procedurë hetimore ndaj Zhan Mitrev
- LEXO: Sali për rastin “Zhan Mitrev”: 560 pacientë me kovid janë trajtuar me hemofiltrim, do ta analizojmë secilin rast
- LEXO: Institucionet punojnë në zbardhjen e rastit me spitalin privat “Zhan Mitrev”, sqaroi Kovaçevski
- LEXO: Prokuroria thotë se po heton vdekjen e kosovarit në “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Hemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdor si trajtim “magjik”
- LEXO: Edhe një skandal i ri në klinikën “Zhan Mitrev
- LEXO: Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Për 3 vjet në Zhan Mitrev janë kryer 3 inspektime të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme
- LEXO: Bekim Sali për “Zhan Mitrevin”: Në RMV nuk ka të paprekshëm, nëse vërtetohet do të ketë përgjegjësi
- LEXO: Hulumtim: Eksperiment i paligjshëm me kovid-pacientët në “Zhan Mitrev”, klinika i ka “rrjepur” qytetarët