Zhan Mitrev do ta tërheq padinë ndaj gazetarëve të IRL-së

Doktori Zhan Mitrev, mbrëmë përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL), transmeton Portalb.mk.

“Sot është dita kur të gjithëve u urojmë vetëm të mira. Sot është dita kur ne i falim të gjithë ata që na kanë bërë keq. Vitin e kaluar IRL më bëri shumë padrejtësi me propagandën e organizuar dhe përhapjen e gënjeshtrave përmes mediave publike. Për këtë kam bërë edhe një padi kundër tyre. Qëllimi im nuk është të padisë median, por të provoj drejtësinë. Por Zoti i gjykoftë për gjithçka që kanë bërë. I fal dhe do ta tërheq padinë”, shkroi Mitrev me rastin e urimit për festën e Buzmit.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.

Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button