Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e Zhan Mitrevit

Gjykata e Apelit Shkup sot mori vendim, me të cilin e refuzoi si të pabazë ankesën e të akuzuarit Zhan Mitrev dhe personit të akuzuar juridik IPSH Spitali klinik “Zhan Mitrev” nga Shkupi, dhe e konfirmoi propozimin për përcaktimin e masave të përkohshme për sigurimin e kërkesës pronësore-juridike të Prokurorisë themelore publike Shkup ndaj të akuzuarit dhe personit të akuzuar juridik, raporton MIA.

“Këshilli i kësaj gjykate njoftoi se gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ndaj të akuzuarve ka përcaktuar masa të përkohshme – ndalesë për shfrytëzimin e patundshmërisë, të cekur në shqiptimin e vendimit, si dhe ndalesë për pagesë të vlerave, të cekura në shqiptimin e vendimit ankimues nga llogaritë e personit juridik, për vlerat për të cilat është përcaktuar masa, duke zbuluar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore”, qëndron në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Mjeku Zhan Mitrev, si person juridik dhe spitali i tij, si person juridik, ngarkohen për veprën e vazhduar penale “mashtrim”.

Lënda u formua pas informatës së arritur, pasi IRL vitin e kaluar ka publikuar dokumentarin “Gjaku i papastër”, ku shihet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka kërkuar pacientëve shuma të mëdha parash për hemofiltrim gjatë shërimit nga Kovid-19.

Kujtojmë që muajin në janarë të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button