Zhan Mitrev kërkon që gjykata të urdhërojë fshirjen e dokumentarit “Gjaku i papastër”
Klinika “Zhan Mitrev” dhe mjeku Zhan Mitrev kanë dorëzuar padi për shpifje dhe ofendim ndaj redaksisë së IRL-së dhe gazetarëve – autorë të hulumtimit “Gjaku i papastër”, bashkë me propozim për ndalesë e cila përfshinë, fshirje të publikimeve dhe ndalesë për raportim plotësues derisa zgjat kontesti gjyqësor. Kontestet e këtilla shpesh zgjasin disa vite, njofton mediumi IRL.
“U ndalohet të paditurve IRL, Sashka Cvetkovska, Elena Mitrevska Cuckovska dhe Maja Jovanovska që në kanalin Youtube të paditurit të parë dhe në profilin e Facebook-ut të publikojnë përmbajtje lidhur me dokumentarin tanimë të publikuar me titull “Gjaku i papastër” dhe “Edicioni special: Gjaku i papastër”, por edhe të publikojnë përmbajtje të reja në të cilat temë e përpunimit do të jetë puna e paditësve dhe mënyrës së mjekimit të pacientëve të sëmurë me COVID-19 gjatë kohës së pandemisë së kovidit, masë e cila duhet të jetë me vlefshmëri deri në mbarimin fuqiplotë të procedurës”, thuhet në propozim-vendimin e dorëzuar deri te Gjykata.
Kërkesa për masë të këtillë bashkë me padi ka arritur javën e kaluar më 14 tetor, ndërkaq ekipi juridik i IRL-së i siguruar nëpërmjet Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot ka dërguar përgjigje ndaj padisë në lidhje me propozimin për ndalesë të përkohshme për publikim dhe fshirje të përmbajtjeve.
Sekullovski: kërkesa që të fshihet “Gjaku i papastër” është absurde dhe e rrezikshme
Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski thotë se kërkesa që të fshihen përmbajtje mediatike nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe e rrezikshme.
“Rrezikshmëria është në atë që e nxit gjykatën që të censurojë pa zbatim të procedurës gjyqësore dhe aktgjykimit që është jashtë praktikës së GJEDNJ-së. Storja e IRL-së ka motivuar edhe media tjera, jo vetëm lokale, por edhe nga rajoni që të merren me çështjen e këtij spitali privat, por edhe institucionet të ngritin procedura ndaj të njëjtës dhe prandaj kërkesa që të fshihen përmbajtje nga interneti paraqet absurd të paparë juridik”, thotë Sekullovski.
Përndryshe, mjeku Zhan Mitrev, pronar i klinikës “Zhan Mitrev”, ka dorëzuar garanci prej 1 milion eurove se nuk do të arratiset në kuadër të hetimit që udhëhiqet kundër tij për vepër penale mashtrim.
Garancia, siç thonë nga Prokuroria, është dorëzuar përpara në shtator, pasi që paraprakisht Prokuroria e Shkupit me hapjen e hetimit ka urdhëruar t’i merret pasaporta, që u pranua edhe nga gjykata.
Zhan Mitrev, siç kumtoi paraprakisht Prokuroria Publike, për periudhën nga prilli 2020 deri në vitin 2022, me qëllim që për personin juridik – institucion shëndetësor privat të sigurojë dobi pronësore të paligjshme, duke paraqitur fakte të rrejshme i ka hutuar pacientët e mjekuar nga KOVID-19 me metodën e hemofiltrimit.
Nga Prokuroria Publike Shkup, konfirmuan se doktor Zhan Mitrev është thirrur për t’u marrë në pyetje për disa rrethana të caktuara lidhur me një lëndë të formuar pas zërave të dalë të PTHP Shkup.
Prokuroria më 18 korrik të këtij viti, pas zërave të dalë e formoi një lëndë, pasi IRL e publikoi një hulumtim për punën e spitalit klinik “Zhan Mitrev” dhe doktor Zhan Mitrev.
Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.
Në publikimet shkencore të publikuara në bazë të studimeve klinike në “Zhan Mitrev”, shkruan edhe se një pjesë e madhe e pacientëve kanë marrë infeksione interhospitale gjatë kohës së mjekimit. Atë e konfirmojnë edhe një pjesë të familjarëve të pacientëve të vdekur në spital. Sipas Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Klinika “Zhan Mitrev” asnjëherë nuk ka paraqitur paraqitje të infeksioneve interhospitale, edhe pse sipas ligjit duhet t’i njoftojë organet shtetërore.
Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:
- LEXO: Zhan Mitrev ka dhënë garanci prej 1 milion euro se nuk do të arratiset
- LEXO: Gjykata e mori pasaportën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Prokuroria filloi procedurë hetimore ndaj Zhan Mitrev
- LEXO: Sali për rastin “Zhan Mitrev”: 560 pacientë me kovid janë trajtuar me hemofiltrim, do ta analizojmë secilin rast
- LEXO: Institucionet punojnë në zbardhjen e rastit me spitalin privat “Zhan Mitrev”, sqaroi Kovaçevski
- LEXO: Prokuroria thotë se po heton vdekjen e kosovarit në “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Hemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdor si trajtim “magjik”
- LEXO: Edhe një skandal i ri në klinikën “Zhan Mitrev
- LEXO: Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Për 3 vjet në Zhan Mitrev janë kryer 3 inspektime të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme
- LEXO: Bekim Sali për “Zhan Mitrevin”: Në RMV nuk ka të paprekshëm, nëse vërtetohet do të ketë përgjegjësi
- LEXO: Hulumtim: Eksperiment i paligjshëm me kovid-pacientët në “Zhan Mitrev”, klinika i ka “rrjepur” qytetarët