Edhe një skandal i ri në klinikën “Zhan Mitrev

Skandalet nuk kanë të ndalur në Klinikën Zhan Mitrev. Dëshmitë të reja nga episodi dytë i dokumentarit të IRL-së tregojnë se si i vetëquajturi akademik, Zhan Mitrev arriti të manipuloj për një dekadë fondin e sigurimit shëndetësor.

Sipas hulumtimit, klinika tij ka faturuar shërbime që i mbulon fondi për të thithur paratë nga sigurimet e qytetarëve, por tek të njëjtit ka kryer intervenime tjera private, për të cilat vetë pacientët janë detyruar ti paguajnë për së dyti.

Gazetarja e IRL-së Sashka Cvetkovska sjell rrëfimet e familjarëve të pacientëve që tani kanë ndërruar jetë, e që kanë paguar rreth 9 mijë euro për një terapi imuno-globulinë, por pastaj në fletë lëshim nuk ia kanë evidentuar për ti pamundësuar refundimin.

“Për rastin e Seraginova, e cila është shtyrë të paguaj ilaçin prej 9 mijë euro, ende nuk ka sqarim. Ajo që Fondi ka konstatuar është se ai ilaç sipas marrëveshjes që Fondi ka lidhur me Zhan Mitrevin, Klinika e ka pasur patjetër ta blej vetë, sepse spitali është i obliguar ti bart shpenzimet përderisa gjatë operacioneve të tyre ndodhin komplikime. Ashiqare Spitali Zhan MItrev ka dashur ti shmang këto shpenzime”, tha Sashka Cvetkovska, Gazetare e IRL-së.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor thonë se Klinika e Zhan Mintrev qëllimisht ka faturuar shërbime që i mbulon shteti për t’i tërhequr paratë e Fondit, por para u ka marrë edhe pacientëve.

“Institucioni përkatës është gjobitur, pasi që kemi konstatuar kundërvajtje, gjobë në vlerë prej 1,54 milion denarë dhe njëkohësisht e gjithë shuma e subjektit që ka faturuar ndaj fondit, e cila është manipuluar e kemi stornuar, do të thotë nuk është paguar për këtë lloj të shërbimeve. Ndërsa, tre kundërvajtje të tjera kanë të bëjnë me participimin jo të rregullt të paguar, tani me pagesa ekstra që janë bërë nga pacientët, të cila është dashur të mbulohen nga vetë institucioni privat e jo nga pacientët”, tha Faton Ameti, Drejtor i Fondit Shëndetësor.

Ndonëse, skema e mashtrimit është përsëritur, nga Fondi Shëndetësor thonë se asnjë nga këto raste nuk i kanë denoncuar në prokurori. Sipas kompetencave të tyre kanë raportuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Nga atje kanë marrë përgjigje se kanë proceduar rastet sipas ligjit. Nga Prokuroria thonë se edhe këto indikacione janë përfshirë në procedurën e njëjtë para hetimore ndaj Zhan Mitrevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button