Është ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”, transmeton Portalb.mk.
Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.
“I pandehuri prezantoi para pacientëve dhe publikut se metoda e hemofiltrimit është e miratuar për përdorim dhe është efektive për trajtimin e Covid-19, duke shfrytëzuar mundësitë e krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia”, thonë nga Prokuroria.
Sipas sqarimit të prokurores kompetente, Iskra Haxhi Vasileva, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital.
“Prokurori publik në rrjedhën e procedurës së formuar fillimisht pas përhapjes së zërave, ka ofruar prova për të mbështetur dyshimet e bazuara se i pandehuri, në periudhën nga qershori 2020 deri në qershor 2022, me qëllim të përfitimit një shume të konsiderueshme pasurore të kundërligjshme për personi juridik – institucion shëndetësor privat, me fshehje faktesh ka mashtruar pacientët e trajtuar në spital për Covid-19, të cilët i janë nënshtruar hemofiltrimit dhe familjarët e tyre, duke bërë që secili prej tyre të dëmtojë pronën e tyre në shuma të ndryshme, në shumën totale prej 97 461.600 denarë”, thonë nga Prokuroria.
Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.
Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED.
Zhan Mitrev, para dy ditësh përmes një shkrimi në Facebook paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).
Të gjitha lajmet në lidhje me rastin mund t’i lexoni më poshtë:
- LEXO: Zhan Mitrev do ta tërheq padinë ndaj gazetarëve të IRL-së
- LEXO: Sali: Raporti përfundimtar për rastin “Zhan Mitrev” do të jetë gati javën e ardhshme
- LEXO: MALMED ka dorëzuar kallëzim penal kundër Zhan Mitrevit për shkak të testimeve klinike të padeklaruara
- LEXO: Gjykata e refuzoi kërkesën e Zhan Mitrevit për ta fshirë dokumentarin “Gjaku i papastër”
- LEXO: Zhan Mitrev kërkon që gjykata të urdhërojë fshirjen e dokumentarit “Gjaku i papastër”
- LEXO: Zhan Mitrev ka dhënë garanci prej 1 milion euro se nuk do të arratiset
- LEXO: Gjykata e mori pasaportën e Zhan Mitrevit
- LEXO: Prokuroria filloi procedurë hetimore ndaj Zhan Mitrev
- LEXO: Sali për rastin “Zhan Mitrev”: 560 pacientë me kovid janë trajtuar me hemofiltrim, do ta analizojmë secilin rast
- LEXO: Institucionet punojnë në zbardhjen e rastit me spitalin privat “Zhan Mitrev”, sqaroi Kovaçevski
- LEXO: Prokuroria thotë se po heton vdekjen e kosovarit në “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Hemofiltrimi në Klinikën “Zhan Mitrev” është përdor si trajtim “magjik”
- LEXO: Edhe një skandal i ri në klinikën “Zhan Mitrev
- LEXO: Familja nga Kosova me kallëzim penal kundër spitalit “Zhan Mitrev”
- LEXO: Sali: Për 3 vjet në Zhan Mitrev janë kryer 3 inspektime të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme
- LEXO: Bekim Sali për “Zhan Mitrevin”: Në RMV nuk ka të paprekshëm, nëse vërtetohet do të ketë përgjegjësi
- LEXO: Hulumtim: Eksperiment i paligjshëm me kovid-pacientët në “Zhan Mitrev”, klinika i ka “rrjepur” qytetarët
Komentet