Radev pas takimit me Macronin: RMV duhet të dëshmojë me rezultate se synon me të vërtetë eurointegrimet

Institucionet në RMV duhet të dëshmojnë me rezultate se synojnë me të vërtetë eurointegrimet. Këtë e deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev në takimin e sotëm në Bruksel me presidentin francez, Emanuel Macron, shkruan media bullgare BNT, transmeton Portalb.mk.

Dy presidentët biseduan për tema nga agjenda e bashkëpunimit bilateral dhe në kuadër të BE-së.

“Fushata e fundit antibullgare në RMV, e cila solli krime të shumta nga urrejtja – djegje dhe të shtëna ndaj klubeve kulturore bullgare, si dhe dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoni, ngre pyetje për rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve në vend”, theksoi Radev.

Ai rikujtoi se edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut e pranuan kornizën negociuse të propozuar në kuadër të presidencës franceze në Këshillin e BE-së, ndërsa përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e RMV-së është hap i domosdoshëm para fillimit të procesit të negociatave.

Presidenti bullgar para fillimit të mbledhjes së Këshillit Evropian që po mbahet sot dhe nesër në Bruksel, i pyetur nga gazetarët nëse Sofja planifikon veto tëre për RMV-në, tha se momentalisht mbizotëron gjendje e vetos në raport me vazhdimin e proceseve eurointegruse të Maqedonisë së Veriut, sepse bullgarët e Maqedonisë, siç tha, ende nuk janë të përfshirë në Kushtetutën e vendit, ndërsa me atë nuk kanë filluar as negociatat.

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sot nuk komentoi këtë deklaratë të Radevit, por tha se, Bullgaria është në periudhë para zgjedhjeve dhe çdo politikan synon të mbledhë më shumë vota.

Kujtojmë se tensionet mes dy vendeve u rikthyen në muajin nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar me Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, u sulmua fizikisht gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve duke çuar madje edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, më 23 janar, presidenti maqedonase, Stevo Pendarovski, tha se ardhja e ndonjë grupi të bullgarëve më 4 shkurt përbën “rrezik të lartë sigurie”, andaj kërkoi shtimin e masave të sigurisë.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button