Deklarata e Parlamentit të Bullgarisë nuk përputhet me realitetin, vlerësoi MPJ e Maqedonisë së Veriut
Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut vlerësoi që deklaratat e Parlamenttit të BUllgarisë për “eskalim të aktiviteteve agresive anti-bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut” mund të shkojë vetëm në favor të provokatorëve, qëllimi i të cilëve është të nxitin aktivitetet politike që ndikojnë negativisht në raprotet ndërmjet dy shteteve, dhe me këtë i minojnë përpjekjet për kthimin e rrugës konstruktive dhe kujdesin për marrëdhëniet e partneritetit, raportoi SDK, përcjell Portalb.mk.
“Çdo akt provokimi nga çdo anë, i rastësishëm apo i qëllimshëm, në moment po bëhet pjesë e skenarit për eskalimin e gjendjes dhe si i tillë është në kundërshtim me përpjekjet për kthimin e agjendës diplomatike aty ku e ka vendin, në diplomacinë e dy vendeve”, deklaroi MPJ-ja.
Ndryshe, Kuvendi bullgar dënoi kategorikisht dhunën ndaj bullgarëve maqedonas në Republikën e Maqedonisë, si dhe nënvlerësimin e problemit të të drejtave dhe sigurisë së bullgarëve në RMV. Sofja dënoi gjuhën e urrejtjes dhe këmbëngul në zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, të cilën autoritetet në Shkup nuk e respektojnë. Kështu thuhet në deklaratën e Kuvendit Kombëtar, të miratuar me shumicë.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.
Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.
- LEXO: Parlamenti bullgar miratoi deklaratë me të cilën dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV
- LEXO:Tensionet e përmasave serioze midis RMV-së dhe Bullgarisë në dëm të të dy vendeve dhe eurointegrimeve
- LEXO: Ambasada e Rusisë reagoi ndaj Osmanit, nuk ka prova që kanë dashur konflikt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë
- LEXO: Milkov: Bullgaria do t’i ndërmarrë të gjitha masat kundër RMV-së për rastin “Pendikov” dhe tashmë po punojmë në të
- LEXO: Reagime nga Bullgaria pasi Pendarovski propozoi ndalesën për hyrje në RMV të disa funksionarëve bullgarë
- LEXO: Pendarovski paralajmëroi për 4 shkurt ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese