Pa incidente dhe qetë u festua 151-vjetori i lindjes së Goce Dellçevit
Edhe pse priteshin tensione, 151-vjetori i lindjes së Goce Dellçevit sot u festua pa incidente dhe qetë, njofton Portalb.
Në oborrin e kishën “Sveti Spas” në Shkup, ku edhe është varrosur Goce Dellçevi, kurora lulesh vendosën presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëkryeministri i parë Artan Grubi dhe delegacione tjera të Kuvendit dhe partive politike.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në seancën e 18-të e Këshillit të Sigurisë të mbajtur më 23 janar të këtij viti paralajmëroi se ngjarja e sotme është ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë dhe kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese. Është vrarë më 4 maj të vitit 1903 nga ushtria osmane në fshatin Banicë.
Goce Dellçev ka lindur më 4 shkurt të vitit 1872 në Kukush, në familjen e Sulltanës dhe Nikollës. Është shkolluar në gjimnazin në Selanik dhe në Akademinë ushtarake në Sofje. Ka punuar si mësimdhënës në Shtip.
Dy shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria që nga viti 2017, kur kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë, nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet historike.
Mes tjerash, shtetet kanë mospajtime për prejardhjen e shumë personaliteteve historike, përfshirë edhe Goce Dellçevin, dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi bullgarët pretendojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”.
Tensionet mes dy vendeve u rikthyen në muajin nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar me Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.
Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, u sulmua fizikisht gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve duke çuar madje edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, më 23 janar, presidenti maqedonase, Stevo Pendarovski, tha se ardhja e ndonjë grupi të bullgarëve më 4 shkurt përbën “rrezik të lartë sigurie”, andaj kërkoi shtimin e masave të sigurisë.
Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.
Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.
- LEXO: Maqedonia e Veriut nën masa të rrepta sigurie para manifestimit për Goce Dellçevin
- LEXO: Policia prej sot filloi kufizimet në komunikacion për shkak ngjarjes që do të mbahet më 4 shkurt
- LEXO: Deklarata e Parlamentit të Bullgarisë nuk përputhet me realitetin, vlerësoi MPJ e Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Parlamenti bullgar miratoi deklaratë me të cilën dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV
- LEXO:Tensionet e përmasave serioze midis RMV-së dhe Bullgarisë në dëm të të dy vendeve dhe eurointegrimeve
- LEXO: Ambasada e Rusisë reagoi ndaj Osmanit, nuk ka prova që kanë dashur konflikt mes Maqedonisë dhe Bullgarisë
- LEXO: Milkov: Bullgaria do t’i ndërmarrë të gjitha masat kundër RMV-së për rastin “Pendikov” dhe tashmë po punojmë në të
- LEXO: Reagime nga Bullgaria pasi Pendarovski propozoi ndalesën për hyrje në RMV të disa funksionarëve bullgarë
- LEXO: Pendarovski paralajmëroi për 4 shkurt ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese