U regjistrua një tërmet 165 km në jugperëndim të Shkupit

Rrjreti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e regjistroi një tërmet rreth 165 kilometra në jugperëndim të Shkupit që vjen nga rajoni epiqendror në Greqi, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 18 e 47 minuta me Magnitudë lokale të Rihterit ML3.4 dhe intensitet prej III ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa është njderë nga popullata në Manastir dhe rrethinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button