Dy tërmete të forta brenda 6 minutash në Turqi

Dy tërmete brenda gjashtë minutash kanë ndodhur në Turqi. I pari me magnitudë 5 ballë është ndier në Goksun, distrikt në Kahramanmaras. Kurse, tjetri 4.1 ballë ndodhi menjëherë 6 minuta pas, transmeton Koha.net.

Megjithëse nuk janë ndier shumë dridhjet, banorët janë alarmuar për shkak të tmerrit që kanë përjetuar në shkurt kur dy tërmete të fuqishme shkatërruan zona të tëra.

Më 6 shkurt, tërmeti 7.8 ballë goditi Turqinë me epiqendër Kahramanmarasin. Mijëra njerëz vdiqën në 10 zona të prekura dhe në Sirinë ku tërmetet patën ndikim. Qytete të tëra janë shkatërruar e janë kthyer në të pabanueshme me mijëra njerëz të detyruar të largoheshin për t’u strehuar diku tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button