Supremja e konfirmoi aktgjykimin për “Reket”, Janeva dhe “Boki 13” mbeten në burg

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut i ka refuzuar ankesat e të dënuarve Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe ish kryerprokurores speciale, Katica Janeva për aktgjykimin për rastin “Reket”. Të dënuarit kanë dorëzuar deri te Supremja kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm, por Supremja ka miratuar vendim, me të cilën konfirmohen vendimet e Themelores dhe Apelit, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, Jovanovski u dënua me 9 vjet burg, ndërkaq Janeva me 7 vjet. Në “Reket” Jovanovski u dënua për veprimet e marrjes së një shpërblimi për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash, kurse Janeva për abuzim të pozitës zyrtare dhe autoritetit.

Në të njëjtën çështje me ta, Zoran Mileski-Kiçec gjithashtu u akuzua për marrjen e një shpërblimi për ndikim të paligjshëm, por në seancën e parë në dhjetor 2019 ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg. Nga tetori i vitit të kaluar ai e ka shërbyer atë në Burgun e Strugës.

Sipas aktakuzës, si dhe vendimit të shkallës së parë për “Reket”, pasi Prokuroria Speciale Publike hapi hetimin “Imperia” në nëntor 2018, u kërkuan para nga biznesmeni i dyshuar Orce Kamçev, në mënyrë që ai të merrte trajtim preferencial, të tilla si revokim i paraburgimit, kthim i pasaportës një dëshmitari të mbrojtur ose përfundimi i një marrëveshjeje. Prokuroria pretendoi dhe gjykata beson se është provuar, se 1.5 milion euro u arkëtuan nga Kamçev.

Nga ana tjetër, Jovanovski dhe Janeva, gjatë gjykimit hodhën poshtë akuzat e tilla, duke akuzuar se ishte një çështje e ngritur për të shpëtuar biznesmenin Kamçev. Ata e quajtën çështjen si politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button