Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet

Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh, njofton Portalb.mk.

Të dënuarit obligohen t’i paguajnë edhe harxhimet gjyqësore.

Bojan Jovanovski, Boki - 13 - "Reket"
Bojan Jovanovski, Boki – 13 – “Reket”
Bojan Jovanovski, Boki - 13 - "Reket"
Bojan Jovanovski, Boki – 13 – “Reket”
Bojan Jovanovski, Boki - 13 - "Reket"
Bojan Jovanovski, Boki – 13 – “Reket”
Bojan Jovanovski, Boki - 13 - "Reket"
Bojan Jovanovski, Boki – 13 – “Reket”
Prokurorja Villma Ruskovska
Prokurorja Villma Ruskovska

Në seancën e sotme mori pjesë vetëm Jovanovski, ndërkaq Janeva nuk erdhi që ta dëgjojë aktgjykimin, për arsye shëndetësore dhe familjare.

Në seancë gjithashtu ishte edhe Ana Kamçeva, bashkëshortja e Orce Kamçevit që e ka paraqitur zhvatjen.

Bojan Jovanovskin u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale – “marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “pastrim parash” ndërsa Katica Janevën për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Gjykata për përcaktimin e dënimeve për veprat e bëra penale, tha gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska, është zhvilluar nga rrethanat lehtësuese, si status martesor, por edhe rrethana të vështirësuara, si reputacioni dhe pozita e të akuzuarve.

Gjykatësja Nikollovska Masevska, gjatë shpalljes së aktvendimit të lëndës “Reket” tha se në dënim u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

“E akuzuara Katica Janeva e ka pranuar ndikimin e Bojan Jovanovskit dhe e ka tejkaluar autorizimin e saj dhe për vete ka furnizuar dobi të konsiderueshme pronësore – mobilje dhe 50 mijë euro. Janeva, në nëntor të vitit 2018 ka propozuar masë paraburgimi për të akuzuarin Jordan Kamçev në lëndën ‘Perandoria’. Me ndikim të Bojan Jovanovskit më 24 dhjetor deri tek Gjykata e Apelit Shkup ka propozuar që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masë të arrestit shtëpiak”, ka thënë gjykatësja në vendim.

Masevska theksoi se i akuzuari me mjete të paligjshme ka blerë veshje luksoze nga brende të ndryshme botërore. Përveç dënimit me burg prej nëntë viteve, për Bojan Jovanovskin gjykata solli vendim t’i konfiskohen 12 mijë euro.

Prokurorja publike, Villma Ruskovska pas shpalljes së aktgjykimeve, tha se nuk është e kënaqur aspak me aktgjykimin për Bojan Jovanovskin, për të cilin tha se nuk ka pritur më pak se dhjetë vjet burg. Sa për të dënuarën Katica Janeva, ajo tha se ka pritur në mes shtatë dhe tetë viteve burg.

E pyetur nëse ishte e kënaqur me atë se si përfundoi lënda, duke pasur parasysh se nuk u gjet asnjë përgjigje se ku mbaruan paratë, Ruskovska tha:.

“Unë mendoj se pjesa më e madhe e tyre përfunduan tek Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kjo është bindja ime personale, duke pasur parasysh që gjithçka që ka blerë pa asnjë të ardhur, ndërsa dhe ju e dini se sa kushton financimi i shtëpisë mediatike”, deklaroi Ruskovska.

Katica Janeva në fjalët përfundimtare dy javë më parë, mohoi të jetë fajtore në këtë rast, e cila tha se nuk e ka bërë veprën dhe se i vjen turp që është  pjesë e akuzës për të cilën, sipas saj, u tregua se është shpifje, sepse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi  për veprën për të cilën akuzohet.

Nuk u ndje fajtor as Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, pas shpalljes së aktgjykimit, tha se se janë të dëshpëruar nga aktgjykimi dhe paralajmëroi se do të ankohen dhe do t’u dorëzojnë ankesë gjykatave më të larta.

“Gjykata në hyrje të saj, theksoi Fërçkovska, tha se me këtë aktgjykim dëshiron të kthehet besimi në gjyqësor, por ne si mbrojtje vlerësojmë se me këso aktgjykimesh nuk kthehet besimi. Përkundrazi, vlerësojmë se gjykata duhet të gjykojë në bazë të dëshmive. Ndërsa në rastin konkret, dëshmi se Katica Janeva e ka bërë veprën penale për të cilët sot ishte dënuar nuk ekzistojnë. I gjithë publiku ishte dëshmitar se për Katica Janevën prokuroria nuk dorëzoi kurrfarë dëshmish. Shpresojmë se gjykatat më të larta do të kenë sens më të madh për drejtësi, për sjelljen e vendimeve të cilat bazohen në dëshmi. Do të luftojmë deri në fund si mbrojtje edhe para gjykatave vendore dhe para të gjitha gjykatave ndërkombëtare”, deklaroi Fërçkovska.

Ndërkohë, rasti “Perandoria”, nuk ka përfunduar akoma. Ruskovksa tha se hetimi ishte intensiv, por tani për shkak të korona virusit ende nuk punojnë me palët.

Gjykimi për rastin “Reket” filloi në nëntor të vitit 2019. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg.

Boki 13 u akuzua se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button