“Perandoria”: Mitrovskit iu shqiptua dënim me kusht, duhet të paguajë edhe dëmshpërblim prej 1,5 milionë eurosh në Buxhet

Shqiptimi i aktgjykimit vijon pasi biznesmeni në seancën e parë të mbajtur më 20 mars të këtij viti e pranoi fajin dhe procedura për atë u bë ndaras. Atëherë me atë në bankën e të akuzuarve u ul edhe Cvetan Pandelevski dhe Jovanço Taskovski. Pandelevski nuk e pranoi fajin dhe para gjykatës tha se nuk e kupton aktakuzën dhe nuk ndjehet fajtor, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Biznesmeni Zoranço Mitrovski në rastin “Perandoria” u dënua me dy vite burg me kusht që nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale.

Aktgjykimin i formës jo të plotfuqishme e shqiptoi këshilli gjykues në Gjykatën themelore penale Shkup në krye me gjykatësen Vaska NikollovskaMasevska. Përkrah dënimit, me aktgjykimin e shkallës së parë gjykata vendosi që Zoranço Mitrovski dhe “Ezemit VinoSHPKNJP në mënyrë solidare të paguajnë edhe dëmshpërblim prej 92,25 milionë denarësh (rreth 1,5 milionë euro) në llogarinë e Buxhetit të RMV-së, ndërsa firma SHA “Beton Shtip” për dëmin e paradeklaruar udhëzohet që paratë t’i kërkojë nëpërmjet kontestit civil.

Mitrovskit iu shqiptua aktgjykim për dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe pastrim parash.

“Gjykata për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare i cakton dënim me burg prej një viti e tre muajsh, ndërsa për veprën pastrim parash, dënim me burg prej një viti e një muaji. Sipas ligjit, për të dy veprat penale gjykata i cakton një masë të vetme alternative dënim me kusht prej dy vitesh burg, nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale”, tha Gjykatësja NikollovskaMasevska.

Shqiptimi i aktgjykimit vijoi pasi Mitrovski në seancën e parë të mbajtur më 20 mars të këtij viti e pranoi fajin dhe procedura ndaj tij u zhvillua ndaras.

Atëherë me atë në bankën e të akuzuarve u ul edhe Cvetan Pandelevski dhe Jovanço Taskovski. Pandelevski nuk e pranoi fajin dhe para gjykatës tha se nuk e kupton aktakuzën dhe nuk ndjehet fajtor. Nga ana tjetër Taskovski, nëpërmjet të avokatit të tij kërkoi shtyrje që të bëhet shqyrtim i dëmit, ndërsa avokati Merxhan Dauti tha edhe se klienti i tij po hamendet që ta pranojë fajin.

Në hetimin për “Perandorinë” ishin të përfshirë 19 persona, por një pjesë e tyre ndërkohë e pranuan fajin dhe arritën marrëveshje me Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për një pjesë procedura u ndërpre për shkak të vjetrimit, ndërsa për një pjesë kishte aktvendime për ndalimin e procedurës.

Marrëveshje arritën shtatë persona, midis të cilëve më të zëshëm janë emrat e drejtorit të mëparshëm të DSK-së, Sasho Mijallkov, dhe biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.

Mijallkovit me marrëveshjen iu shqiptua dënim me tre vite burg dhe konfiskim i pasurisë në vlerë prej 30 milionë eurosh, sipas udhëheqëses së atëhershme të PTHP NKOK –së, Villma Ruskovska. Dënimin me burg në vend të “Idrizovës”, ai e vuan në burgun e Strugës, që është i llojit të hapur, pasi direkt para fillimit të vuajtjes së dënimit e ndryshoi adresën e banimit nga Shkupi në Ohër.

Përveç kësaj, artikulli që së fundmi u publikua nga “360” tregoi se pasuria e patundshme që i është konfiskuar Sasho Mijallkovit në lëndën “Perandoria” vlen 15 milionë euro, dhe jo 30 milionë.

Marrëveshja e Jordan Kamçevit, pasi e pranoi fajin, ishte që të vuajë një vit burg dhe nëpërmjet firmave të tij ta paguajë 5,2 milionë euro te Drejtoria për të ardhurat publike, gjegjësisht në buxhetin e shtetit. Aktgjykimi për “Perandorinë” u bashkua me atë në rastin “Parcelat në Vodno”, me çka atij iu shqiptuan gjithsej 20 muaj burgim, të cilat njëjtë si Mijallkovi edhe ai i vuajti në SHPN “Strugë” prej ku doli në liri më 6 nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe, hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë që atëkohë u vlerësua rreth 32 milionë euroKamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në dhjetor, BIRN njoftoi se në qershor të vtit të kaluar, janë miratuar edhe dy aktgjykime të bazuara në marrëveshje. Njëra është për drejtorin e “Beton Shtip”, Vançe Mijallçev, ndërkaq tjetra për Liljana Gajdovskën nga ndërmarrja e Kamçevit “Kara Sh.A.”

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button