Prokuroria, e jo qeveria, është përgjegjëse për vlerën më të ulët të pasurisë së Mijalkovit, thotë Mariçiq

Pas storjes së “360 gradë” se prona e konfiskuar nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, në rastin “Perandoria” nuk kap vlerën e 30 milionë eurove siç pretendohej fillimisht, por kap vlerën e 15 milionë eurove, zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe ish-ministrër i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, thotë se përgjegjësia për këtë duhet të jetë në prokurori e jo në Qeveri, transmeton Portalb.mk.

“Ministri i Drejtësisë dhe Qeveria kanë kompetencë të krijojnë kushte. Nuk mund të punojnë në vend të Prokurorisë. Prokuroria nuk mund të negociojë me të akuzuarit për arritjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, ndërsa kur del diçka e tillë, ne të jemi fajtorë”, thotë Mariçiq në një intervistë për “Makfax”.

I pyetur se pse nuk kanë reaguar me kohë, ai tha se pasi vetë prokuroria njoftoi se ka 30 milionë euro nga pasuria e Mijallkovit për të ngrirë.

Ai po ashtu tha se nuk është detyrë e qeverisë të hetojë se sa vlente pasuria e Mijallkovit.

“Nuk kam as kompetencë dhe as autorizim, unë apo ndonjë ministër, të kontrolloj nëse pasuria ka qenë 30 milionë. Kjo është detyrë e prokurorisë. Nuk mund të punojmë në vend të prokurorisë”, tha Mariçiq.

“360 gradë” njoftoi të hënën e kaluar (21.02.2023) se përfundimisht ka përfunduar vlerësimi i pasurisë së konfiskuar nga Mijalkov dhe se bëhet fjalë për një pasuri prej 15 milionë eurosh, që nuk i afrohet as 30 milionëve, siç ishte paralajmëruar fillimisht nga ish-shefja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO GOKK), Vilma Ruskovska.

Storjen e plotë mund ta ndiqni në linkun vijues.

Ndryshe, hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë që atëkohë u vlerësua rreth 32 milionë euroKamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në dhjetor, BIRN njoftoi se në qershor të vtit të kaluar, janë miratuar edhe dy aktgjykime të bazuara në marrëveshje. Njëra është për drejtorin e “Beton Shtip”, Vançe Mijallçev, ndërkaq tjetra për Liljana Gajdovskën nga ndërmarrja e Kamçevit “Kara Sh.A.”

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button