U shty seanca gjyqësore për rastin “Perandoria”

U shty seanca gjyqësore për rastin “Perandoria” për tre të akuzuar. Cvetan Pandeleski, Zoranço Mitrovski dhe Jovanço Trasovski ndiqen për kryerjen e disa veprave penale si “keqpërdorimi detyrës zyrtare”, “pastrim parash” dhe “mashtrim, transmeton Alsat.

Seanca sot u shty për shkak se mbrojtja kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar listën e dëshmive pasi që sipas tyre, ata një pjesë prej tyre e kanë pranuar jo shumë kohë më herët ndërkaq një sërë dëshmish tjera, nuk i kanë pranuar fare deri sot.

Rikujtojmë që në këtë lëndë kishte 13 të akuzuar ndërkaq gjykimi është ndarë në disa pjesë, hetimi për çështjen “Perandoria” pas më shumë se 3 vitesh përfundoi në prill të vitit 2021, që rezultoi me ngrirjen e pasurisë së biznesmenit Orce Kamçev dhe Sasho Mijalkovit, ndërsa Kamçev pranoi fajin për evazion fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-t, i pagoi shtetit rreth 5.2 milion euro.

Ndryshe, hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi në prill të vitit 2021. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë që atëkohë u vlerësua rreth 32 milionë euroKamçev u pajtua me Prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal dhe për këtë u dënua me një vit burg dhe përmes DAP-it i pagoi shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në dhjetor, BIRN njoftoi se në qershor të vtit të kaluar, janë miratuar edhe dy aktgjykime të bazuara në marrëveshje. Njëra është për drejtorin e “Beton Shtip”, Vançe Mijallçev, ndërkaq tjetra për Liljana Gajdovskën nga ndërmarrja e Kamçevit “Kara Sh.A.”

Në rastin “Perandoria” të dyshuar ishin Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button