Maqedonia e Veriut ka regjistruar 6 viktima dhe 182 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë sot ka raportuar edhe 182 raste të reja me koronavirus. Sipas të dhënave që ka publikuar sot kjo ministri, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirus ndërsa janë shëruar 33 të tjerë, njofton Portalb.mk.

“Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” kanë ndërruar jetë 5 persona – dy pacientë nga Tetova, një në moshë 81 vjeç i hospitalizuar më 16 qershor dhe një pacient në moshë 72 vjeç i hospitalizuar më 12 qershor. Te tre pacientë virusi është vërtetuar post-mortem – një paciente nga Kumanova 64 vjeçare dhe dy pacientë nga Shkupi të moshës 68 dhe 65 vjeç. Në spitalin e Kumanovës ka ndërruar jetë një pacient në moshë 85 vjeç i hospitalizuar më 10 qershor”, kanë informuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 4664, numri i pacientëve të shëruar është 1836, 216 kanë ndërruar jetë ndërsa, momentalisht ka 2612 raste aktive.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 22
  • Veles – 2
  • Koçan – 2
  • Dibër – 1
  • Shtip – 1
  • Tetovë – 1
  • Prilep – 1
  • Manastir – 1
  • Sveti Nikole -1
  • Kërçovë – 1
  • Personat e infektuar në 24 orët e fundit
  • Shkupi – 107
  • Tetovë – 23
  • Kumanovë – 14
  • Resnjë – 13
  • Ohër – 6
  • Strugë – 5
  • Shtip – 4
  • Gostivar – 4
  • Manastir – 2
  • Strumicë – 1
  • Koçan – 1
  • Berovë – 1
  • Negotinë – 1

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

  • Shkup 2243, aktiv 1507
  • Kumanovë 668, aktiv 219
  • Tetovë 459, aktive 278
  • Shtip 254, aktiv 205
  • Prilep 229, aktiv 16
  • Veles 156, aktiv 29
  • Strugë 147, aktive 68
  • Ohër 90, aktiv 71
  • Gostivar 78, aktiv 52
  • Dibër 62, aktive 10
  • Koçan 55, 24 aktiv
  • Manastir 37, aktiv 9
  • Resnjë 47, aktiv 46
  • Negotinë 19, aktiv 10
  • Probishtip 11, aktiv 9
  • Sveti Nikole 11, aktiv 9
  • Kriva Palankë 10, aktive 4
  • Strumicë 10, aktiv 7
  • Kavadar 8, aktiv 3
  • Gjevgjeli 8, aktiv 4
  • Krushevë 5, aktive 2
  • Pehçevë 5, aktiv 2
  • Vallandovë 5, aktiv 3
  • Kërçovë 5, aktive 2
  • Kratovë 4, aktiv 2
  • Radovish 4, aktiv 0
  • Makedonski Brod 3, aktiv 1
  • Vinicë 3, aktiv 0
  • Berovë 3, aktiv 2
  • Delçevë 1, aktiv 0
  • Demir Hisar 1, aktiv 0

Në 24 orët e fundit janë testuar 1348  persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 47.793  teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button