Më 18 qershor gjykimi për rastin “Reket”, pasi Janeva dhe Boki 13 mbaruan fjalën përfundimtare

Dy të akuzuarit e parë, Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Kativa Janeva, dje dhe sot përmbyllën fjalën përfundimtare në rastin “Reket”, duke mohuar akuzat në lidhje me rastin. Gjykimi për këtë rast është caktuar për 18 qershor në ora 10:00.

“Mendoj se  jam e pafajshme dhe nuk e kam bërë veprën dhe më vjen turp që jam  pjesë e akuzës për të cilën u tregua se është shpifje, sepse nuk ekzistojnë kurrfarë dëshmi  për veprën për të cilën akuzohem”, deklaroi në fjalën përfundimtare për këtë rast, Katica Janeva.

Ajo tha se  nuk ka as “0” akuzë  kundër saj, nuk ka as dëshmi as në PSP.

“Mua  nuk më duhen celularë të kuq. Unë e kam fytyrën e pastër. Dikush  po të dëshironte ta shkatërrojë PSP-në. Unë jam në paraburgim  për para që nuk u dëshmuan që Kamçev të shpëtohet”, tha Janeva, transmeton MIA.

Ajo theksoi se vetëm ashpër është manipuluar  nga një person.

“Nëse i njihni Kamçevët asnjëherë nuk do të lejoni t’u afrohen as pranë ndërtesës gjyqësore. Orce Kamçev u tregua se është lojtar  “i fëlliqur” dhe se mendon se mund  të blejë  gjithçka me para, u gënjye. Mua nuk mund të më blente. Shfrytëzoi një shoqëri të sinqertë me Bojanin për të më vendosur në shtyllë të turpit”, deklaroi Janeva.

Në këto katër vjet, tha Janeva, kam treguar se si një prokuror të jetë guximtar dhe i sigurt në vete.

“Kur u bëra kryetare e PSP-së, shumë prokurorë dëshironin të vinin. Mirëpo unë thashë se për luftën kundër krimit na duhen njerëz të ndershëm. Për atë i hodha poshtë disa dhe mbes në atë qëndrim”, tha Janeva.

Theksoi se asnjëherë vetëm  nuk do t’i mbronte ata prokurorë që pas orës katër nuk munden pa sallatë dhe raki.

“Të dehurit dhe personalitetet e tilla nuk më nevojiten”, deklaroi Janeva.

Ajo tha se  i vjen turp që është pjesë e këtij gjykimi për shkak të paaftësisë dhe mospasjes së dëshmive.

“Të marrësh akuzë pa ekspertizë të kryer dhe të pranohet  nga tre gjykatës. Mua më vjen turp që jam pjesë e kësaj. Ndërsa ku janë paratë”, tha Janeva.

“Këtë  akuzë të zbrazët pa dëshmi  më vjen keq që këto dy ditë, prokurorja Villma Ruskovska nuk është këtu  për ta dëgjuar dhe të skuqet. Jo vetëm që prokurorja publike nuk dëshmoi asgjë në këtë lëndë,  por e kundërta vetëm doli  se ka qenë e vetëdijshme  që nga fillimi se udhëheq lëndë  për të cilën nuk ka dëshmi. U tregua  se në vend që të jetë  kritike objektive në tërësi jep  një kritikë dashakeqe, jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj tërë PSP-së”; tha Janeva.

Të punonte  prokurorja publike, tha ajo,  siç duhet  do të konfirmonte se  nuk ka dëshmi  për këtë vepër dhe nuk mund të ngritë akuzë.

“Por, shpejtonte  të ngritë akuzë për tre muaj,  të udhëhequr nga fakti se unë nuk duhet të dal nga paraburgimi. Ajo ishte ekzagjeruar, madje edhe kërcënohej te gjykatësit me “shkundje të brekëve”, deklaroi Janeva.

Paraprakisht, në seancën e djeshme për rastin “Reket”, fjalën përmbyllëse e pati edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili tha se akuza bazohet vetëm në deklaratën e Jordan Kamçevit. Sipas Jovanovskit, Kamçevi mund t’i ketë dhënë një milion euro, edhe ndoshta më shumë, por jo atij. Ai mohon akuzat dhe pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Gjykimi për rastin “Reket” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button