Është shtyrë seanca e parë për rastin “Zhvatja 2”, Remenski dhe Boki 13 nuk e duan Ruskovskën

Seanca e parë për rastin “Zhvatja 2”, në të cilin të akuzuar janë Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski-Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Blazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash” është shtyrë për më 21 korrik, transmeton Portalb.mk.  

Seanca është shtyrë për shkak të kërkesës së ish deputetes Remenski, e cila është e akuzuar e tretë në këtë rast,  për të përjashtuar nga ky rast prokuroren, Villma Ruskovska. Avokati i Remenskit, Vladimir Doneski ka dorëzuar kërkesën në Prokurori Publike, ku theksohet se ka dyshime për anshmëri se ka dyshim në anshmëri të veprimit të prokurores Vilma Ruskovska. Ndaj kërkesës për përjashtimin e prokurores, u përfshi edhe i akuzuari Bojan Jovanovski-Boki 13.

“Sot, para fillimit të seancës gjyqësore për ‘Aleancën Ndërkombëtare’ në të cilin jam e akuzuara e tretë, unë parashtrova një kërkesë për përjashtim të përfaqësueses së prokurorisë Vilma Ruskoska përpara prokurorit publik të shtetit, sepse dyshojmë në të gjitha fazat në parahetuese, hetuese dhe vlerësim të aktakuzës. Ne kemi prova të forta që ekziston selektivitet në veprimet e prokurorit publik themelor i cili përfaqëson aktakuzën duke shkelur të drejtat themelore të mbrojtjes në këtë rast ndaj meje, por edhe në pjesën e pengimit të drejtësisë, e cila është nën kompetencë të institucioneve të tjera”, tha Remenski sot pas parashtrimit të kërkesës.

Prokurorja Villma Ruskovska, dekaroi pas seancës gjyqësore për lëndën “Aleanca Ndërkombëtare se, gjëja e vetme që është e rëndësishme për të është ajo se a është bërë vepër penale dhe a ka mjaftueshëm prova që të ngre aktakuzë.

“Atë që arrita ta shoh absolutisht nuk mban, gjegjësisht nuk është bazë për përjashtimin tim. Por, megjithatë e lë që për këtë të vendosë prokurori publik i Republikës së Maqedonisë. Mund të deklaroj se në gjithë karrierën time asnjëherë nuk jam sjellë njëanshëm për asnjë lëndë, ndërsa kam punuar ndoshta në më shumë se mijëra lëndë dhe asnjëherë nuk do të lejoj emocione ose diçka tjetër të ndikojë gjatë veprimeve në lëndë”, deklaroi Ruskovska.

Ruskoska tha se si porikurore pret që në këtë proces gjyqësor të dëshmojë se të akuzuarit janë fajtorë.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova.

Këshilli për vlerësim më 12 maj të këtij viti në tërësi e pranoi aktgjykimin kundër personit juridik të Aleancës ndërkombëtare dhe pesë personave të tjerë fizikë për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash dhe të mira të tjera si vepër penale”.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit i kanë mashtruar biznesmenët Siljan Miceski dhe Ardian Amzoski se do të marrin pjesë në projekt përmes “Aleancës ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit-Boki 13 dhe i kanë dëmtuar me më shumë milionë euro.

Themeluesi i organizatës joqeveritare “Aleanca ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski- Boki 13 është dënuar me nëntë vite burgim me aktgjykim që nuk është i plotfuqishëm për rastin “Reket”, ku është i akuzuar për “pranimin e çmimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “larje parash” së bashku me PPS Katica Janeva e cila mori dënim me burg prej shtatë vitesh për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”

LEXO: Boki 13, Frosina Remenski, Jasna Mandiq … ulen në bankën e të akuzuarve 

LEXO: Rasti “Reket 2”, deputetja Frosina Remenski: Nuk pash dëshmi kundër mua

LEXO: Deputetja Frosina Remenski ishte në Prokurori për t’i parë dëshmitë kundër saj në rastin “Reket 2’

LEXO: Prokuroria e hapi procedurën parahetimore për “Reket 2”

LEXO: Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button