Rasti “Reket 2”, deputetja Frosina Remenski: Nuk pash dëshmi kundër mua

Deputetja Frosina Remenski sot sërish ishte në prokurori për të shqyrtuar provat kundër saj për rastin “Reket 2”, gjegjësisht lidhjen e saj me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit ku ajo ishte kryetare nderi. Ajo nuk dëshiroi të komentojë se çfarë prova përmbanin materialet, njofton Portalb.mk.

Ajo ishte edhe para tre ditëve t’i sheh materialet.

Remenski nuk deshi të përgjigjet nëse është takuar me biznesmen që janë dëmtuar në rastin me shoqatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” të Bojan Jovanovskit. Ajo nuk deshi të komentojë as për 750 mijë eurot të cilat gjoja janë transferuar tek një pensioniste në Shkup.

Në lidhje me dokumentet e DSK-së, të cilat janë gjetur te shtëpia e saj, Remesnki tha se të njëjtat nuk janë material i klasifikuar. Deklaratë para prokurores Ruskovska, deputetja Remenski duhet të japë nesër.

Edhe nënkryetarja OJQ-së  “Lidhja Ndërkombëtare”, Jasna Mandiq sot nën shoqërimin e policisë është paraqitur në Prokurorinë për parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit për të dhënë deklaratën e saj në lidhje me funksionimin organizatës joqeveritare të Boki 13, pasi javën e kaluar shqyrtoi dëshmitë që ka siguruar Prokuroria kundër saj.

Të akuzuarit e tjerë, Bojan Jovanovski, babai i tij Mile si dhe asistentja Hristina Bllazhevska do të duhet të dëshmojnë para Prokurorisë ditën e premte. Mandiq është e para nga të gjithë të akuzuarit që do të dëshmojë para prokurores Villma Ruskoska. Ajo për momentin është nën arrest shtëpiak ndërsa akuzohet që ka ndihmuar gjatë kryerjes së veprës penale “pastrim parash”.

Remenski është e dyshuar se ka ndihmuar në veprat “mashtrim” dhe “larje parash” nëpërmjet Lidhjes Ndërkombëtare. Veprat i ka kryer Boki 13, por Remenski me praninë e saj në Lidhjen Ndërkombëtare ka lënë përshtypje se projektet për ndërtim të shtëpive për persona në moshë të cilat ua ka ofruar biznesmenëve për një milion euro janë të përkrahura nga pushteti ekzekutiv.

Remenski u ftua në Prokurori që të japë deklaratë përpara tre muajve, dhe ajo përpara gazetarëve tha se nuk ka marrë pjesë në asnjë takim me biznesmenë, dhe nuk ndihet fajtore.

Asaj i janë shqiptuar masa kujdesi, gjegjësisht i është marrë pasaporta, nuk guxon ta lëshojë Shkupin ,ndërkaq pas bastisjes në shtëpinë e saj i janë marrë dy telefona, kompjuter dhe mjete tjera.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button