Boki 13 dorëzoi kallëzime penale për 30-të qytetarë

Bojan Jovanovski-Boki 13, tashmë i dënuar në rastin “Reket” dhe i akuzuar në rastin “Aleanca Ndërkombëtare” ka vazhduar sot me dorëzimin e kallëzimeve penale në Prokurorinë Themelore Publike, transmeton Portalb.mk.

“Po dorëzohen kallëzime penale kundër shumë personave, të paktën 30 persona dhe për shkak të seriozitetit të akuzave në kallëzimet penale nga ana e denoncuesit ishte kërkuar që të përshihen edhe institucionet ndërkombëtare me relevante për mbrojtje të të drejtave të njeriut, veçanërisht të ambasadave më relevante botërore të cilat kanë përfaqësitë e tyre diplomatike-konsullore në Republikën e Maqedonisë për shkak të përmbajtjes së asaj që deklarohet”, theksoi Dukovski.

Avokati i tij, Sashko Dukovski nuk tregoi më shumë informata se për kë janë këta kallëzime penale. Në fazën e parë të dorëzimit të kallëzimeve penale, ai kishte sqaruar se këta persona janë udhëheqës të institucioneve shtetërore dhe biznesmen.

Dukovski, në emër të Boki 13, ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Prokurorinë në lidhje me këta raste.

Ndryshe, Dukoski, avokati i Bojan Jovanovskit-Boki 13, tashmë të dënuarit në rastin “Reket”, javën e kaluar ka paraqitur në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup disa kallëzime penale në lidhje me keqpërdorimet e ndryshme të kryera nga zyrtarët shtetëror.

Gjykata Penale e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh. Ndërsa, seanca e parë për rastin “Zhvatja 2”, në të cilin të akuzuar janë Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski-Boki 13, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Blazheska për veprat penale “mashtrim” dhe “larje parash” është shtyrë për më 21 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button