Kamçevi e tërhoqi padinë ndaj Kiçecit, debat në seancën e sotme me Katica Janevën dhe Boki 13

Në gjykatën Themelore Civile në Shkup sot u mbajt seancën gjyqësore pas padisë së Orce Kamçevit ndaj Bojan Jovanovskit (Boki 13) dhe Katica Janevës, transmeton Portalb.mk.

Ai kërkoi dëmshpërblim prej 1.5 milionë euro, aq sa ishte vlera e parave që i kishte dhënë te Boki 13 dhe Zoran Milevski – Kiçeec, derisa e ka tërheq padinë ndaj këtij të fundit. Përkundër kësaj, Boki 13 dh Kiçeec janë të gjykuar tashmë në rastin “Reket”.

Kamçev kërkon dëmshpërblim prej 1.5 milionë euro, gjegjësisht kërkon mbrapsht paratë prej 1.5 milionë euro që ua ka dhënë Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiceec, të cilët tashmë janë të dënuar në rastin “Reketi”. Ai në seancën e sotme e tërhoqi padinë ndaj të dyshuarit të tretë Zoran Mileski-Kiçeec.

Avokati i Kamçevit, Aleksandar Mihajlovski, ka vlerësuar që në rastet kur nga klienti i tij ishe refuzuar pagesa e reklamave në “1TV”, ndërtimi i qendre tregtare dhe shtëpisë për të moshuarit, prokurorja Katica Janeva ka shqiptuar masën e paraburgimit.

Në pyetjen e Boki 13, Kamçev sqaroi që ka pasur takim me ish-kryeministrin Zoran Zaev, te i cili e ka paraqitur reket përmes “1TV” dhe organizatës “Lidhjes Ndërkombëtare”.

Kamçev sqarohet deri te gjyqtari Andrej Dimovski, që nuk ka pasur mundësi të refuzojë kërkesën për të paguar reketin 1.5 milionë euro, pasi në atë periudhë ishte në paraburgim, duke vlerësuar që ishte e pamundur të mbrohet.

Në rastin “Reket”, Boki 13 u akuzua se, ndikoi te kryeprokurorja speciale, Katica Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 eurove, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 eurove. Kiçeec në seancën e parë në dhjetor 2019  u deklarua fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile Jovanovski, Jasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button