Boki 13, Frosina Remenski, Jasna Mandiq … ulen në bankën e të akuzuarve

Rasti ka të bëjë me organizatën joqeveritare Aleanca ndërkombëtare përmes cilës, sipas aktakuzës, janë mashtruar biznesmenë të cilët kanë paguar para për qendra të pavërteta për të rritur. Ndërkaq për të akuzuarit, rasti është shpikje, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

“Mezi pres të vjen 1 korriku”, ishin fjalët e Bojan Jovanovskit – Boki 13 pasi u dënua me 9 vite burg, në gjykatë tha që nuk do të arratiset dhe prandaj duhet të dalë nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

Megjithatë, gjyqi vendosi ai të ngel në Shutkë dhe prej aty sot është transportuar në Gjykatën themelore penale në Shkup. Ndërtesën e gjyqit e njeh mirë, ai brenda saj ka marrë pjesë në 40 seanca gjyqësore për lëndën “Reket”, ndërsa tani sërish do të ulet në bankën e të pandehurve, mirëpo për tjetër lëndë.

Për sot (1 korrik) është përcaktuar seanca e parë gjyqësore për rastin që ka të bëjë me punë ne organizatës së tij joqeveritare Aleanca ndërkombëtare.

Akuzë për mashtrim dhe pastrim të parave

Frosina Remenski, Bojan Jovanovski – Boki 13, Jasna Mandiq / Foto: Printskrin nga video-materialet nga mbledhja konstituive e Aleancës ndërkombëtare

Jovanovski i akuzuari i parë akuzohet për veprat mashtrim dhe pastrim të parave. Bashkë me të në bankën e të akuzuar duhet të ulen edhe: deputetja në përbërjen e fundit parlamentare dhe nënkryetare e Kuvendit, Frosina Remenski; zëvendës kryetarja e “Aleancës ndërkombëtare”, Jasna Mandiq; babai i Bokit – Mile Jovanovski dhe asistentja Hristina Bllazhevska.

Remenski është e akuzuar për ndihmë në veprën mashtrim, Mandiq dhe Bllazhevska për ndihmë në të dy veprat (mashtrim dhe pastrim i parave), ndërsa babai i Bokit për ndihmë në pastrim të parave dhe për veprën përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur tre revole gjysmë-automatike dhe municion për të cilat nuk ka pasur leje. Si person juridik e akuzuar është edhe organizata joqeveritare.

Gjykatëset Sofçe Gavrillova-Efremova (majtë) dhe Vaska Nikollovska-Masevska (djathtë) / Foto: AIM

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe të korrupsionit më 3 јаnar të këtij viti e parashtroi padinë, ndërsa gjykata e miratoi më 12 maj. Procesin gjyqësor do ta udhëheq këshill gjyqësor i formuar nga tre pjesëtarë të porotës dhe dy gjykatëse, Sofçe Gavrillova-Efremova dhe Vaska Nikollovska-Masevska. Bëhet fjalë për gjykatëset e njëjta që ishin edhe në rastin “Reket”, me atë dallim që në atë lëndë gjykatësja e parë ishte Nikollovska-Masevska, ndërsa në “Aleancën ndërkombëtare” është gjykatësja Gavrillova-Efremova.

Dy biznesmenë janë mashtruar, pohon prokuroria – për Bokin dhe Remenskan rasti është konstruksion

Lënda për Aleancën ndërkombëtare, Jovanovski deri tani disa herë e ka komentuar derisa ka zgjatur procedura për “Reket” pranë gjykatës së shkallës së parë kur pretendonte që në atë bëhet fjalë për pohime nebuloze të prokurorisë për rast të montuar.

Prokuroria, në anën tjetër, kur e parashtroi padinë theksoi qysh në vitin 2017 dhe 2018 ai si kryetar i organizatës joqeveritare ka mashtruar dy biznesmenë. Rrejshëm ka paraqitur që do të sigurojë tokë shtetërore për ndërtim të Qendrës Evropiane për persona të rritur dhe servile mobile, si dhe subvencione nga ana e shtetit. Biznesmenët janë mashtruar nëpërmjet agjencisë autoriale maqedonase i kanë paguar shuma parash në lartësi prej 719 905 dhe 233 821 euro.

Prokuroria pohon që asistentja dhe Mandiq i kanë përpiluar kontratat dhe i kanë tërhequr paratë e paguara dhe ia kanë dhënë Bokit të gatshme, ndërsa ashtu me paramendim i kanë ndihmuar t’i fut në qarkullim edhe pse e kanë ditur që burojnë nga vepra penale.

Remenski duke e shfrytëzuar reputacionin dhe autoritetin e saj ka shkuar në takimet e Bokit me personat e dëmtuar.

Frosina Remenski dhe Bojan Jovanovski – Boki 13 / Foto: Fejsbuk faqe e Aleancës ndërkombëtare

“E akuzuara e tretë, me reputacionin dhe autoritetin e saj e ka përkrahur të akuzuarin e parë në takimet me personat e dëmtuar, duke i dhënë këshilla dhe udhëzime që ata të fillojnë të besojnë në projektin e supozuar dhe para kohe të paguajnë shumë të caktuar parash dhe t’i nënshkruajnë marrëveshjet”, kanë thënë nga prokuroria kur e parashtruan aktpadinë.

Kur erdhi lajmi që është parashtruar aktpadi, Remenski doli me bindje që do ta dëshmon pafajësinë e saj dhe tha që kjo është me qëllim të eliminimit të saj politik.

“Vendimi i prokurorisë është i shpejtuar. Konstruksione pa prova mund të rezultojnë me akuzë. Në këtë procedurë qesharake do të shihet që realisht nuk ka prova për këtë për çka jam e dyshuar nga prokuroria. Fakt është që porositë për eliminime politike ende ekzistojnë dhe kjo ditë nuk është përzgjedhur rastësisht. Ky proces mund të vërtetohet vetëm si një absurd i madh”, deklaroi Remenski më 3 janar 2020.

Prej sot ata do të kenë mundësi t’i kundërshtojnë argumentet në gjyq.

LEXO: Rasti “Reket 2”, deputetja Frosina Remenski: Nuk pash dëshmi kundër mua

LEXO: Deputetja Frosina Remenski ishte në Prokurori për t’i parë dëshmitë kundër saj në rastin “Reket 2’

LEXO: Prokuroria e hapi procedurën parahetimore për “Reket 2”

LEXO: Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button