Shqipëri, 2 të vdekur dhe 45 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri vazhdon rritja e rasteve pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi janë regjistruar edhe 45 raste të reja, ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 2.580 dhe numri i të vdekurve gjithsej në 65, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime dhe rastet e reja pozitive janë regjistruar në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Delvinë, Kurbin, Krujë, Kukës, Lezhë dhe Sarandë.

Ndërkohë janë shëruar edhe 57 qytetarë të prekur nga virusi, duke e rritur në 1.516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID-19, në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 27.303 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) vazhdon testimet për rastet e dyshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button