Boki kërkoi t’i kthehet telefoni për t’i shfaqur dëshmitë që i ka, Gjykata sqaroi që telefoni është marrë në rastin tjetër
Një nga të akuzuarit në rastin “Lidhja ndërkombëtare”, Bojan Jovanovski – Boki 13, në kuadër të mbrojtjes së tij ka kërkuar që t’i kthehet telefoni i tij, ku vlerëson se ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë pafajësinë e tij, transmeton Portalb.mk.
Në lidhje me gjykimin që vazhdoi sot, MIA sqaroi që Gjykata në seancën e sotme theksoi se në tërësi është kujdesur për realizimin e të drejtave të mbrojtjes në procedurë dhe për sigurimin e gjykimit të drejtë dhe korrekt.
“Them dhe potencoj në gjykatë se unë si i akuzuar i parë në këtë procedurë, nuk heq dorë nga e drejta e dhënies së mbrojtjes dhe deklaratës time, apeloj dhe e lus gjykatën të më mundësojë, në pajtim me procedurat e parapara ligjore, sipas PLP-së në kuptim të zhvillimit të debatit kryesor, realizimit të çdo faze të paraparë dhe të lejuar nga ana e gjykatës lidhur me procedurën dëshmuese”, tha Jovanovski, duke kërkuar që t’i kthehet telefoni për të cilin tha se do t’i mjaftonin nga tre deri në shtatë ditë për t’i nxjerr të dhënave.
Gjykatësja Sofçe Gavrilova Efremova, lidhur me telefonin e të akuzuarit Bojan Jovanovski, gjegjësisht materialet të cilat janë përmbajtur në të, theksoi se ai është marrë dhe është siguruar në procedurën e parë e cila është zhvilluar kundër Jovanovskti, të njohur si “Reket 1”. Ajo theksoi se të dhënat nga telefoni i të akuzuarit janë të sigurta nga institucioni i cili është i autorizuar, profesional dhe i kompletuar në pajtim me rregullat ligjore.
Ndryshe, Jovanovski akuzohet për “mashtrim dhe pastrim parash”. Remenski akuzohet për “ndihmë në mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe pastrim parash”, Mile Jovanovski për “ndihmë në larje parash” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të paautorizuar të armëve”. Si person juridik akuzohet edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.
Boki 13 më 22 korrik të vitit 2021 është dërguar në burgun e Idrizovës ku duhet që ta mbajë dënimin prej nëntë vjetëve në rastin “Reket”.
- LEXO: Boki 13 është dërguar në Burgun e Idrizovës
- LEXO: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin për rastin “Reket”: 9 vjet burg për Boki 13, 7 për Katica Janevën
- LEXO: Rasti “Lidhja ndërkombëtare”: Sot pritet konfirmim i verdiktit, ndryshim ose kthim i çështjes në rigjykim
- LEXO: Gjykimi për “Lidhjen Ndërkombëtare”, dëshmitari Lloga tha se Bokit-13, i kanë dhënë 350.000 euro në dorë
- LEXO: Gjykimi për rastin ‘Lidhja Ndërkombëtare’, dëshmitarja Kuhar e akuzon Boki-13 për mashtrim të 250 mijë eurove
- LEXO: Prokuroria me 133 prova kundër Jovanovskit në lëndën “Lidhja Ndërkombëtare”
- LEXO: U publikuan bisedat e Boki 13 me Zaevin në seancën ku u përjashtua Boki 13, seanca e radhës më 10 dhjetor për rastin “Aleanca ndërkombëtare”
- LEXO: RMV, Boki 13-të kërkoi ndryshimin e gjykatëses në rastin “Aleanca ndërkombëtare”
- LEXO: Boki 13 është liruar nga paraburgimi, ju shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak
- LEXO: Remenski me regjistrime video do ta kontestojë bastisjen në shtëpinë e saj për lëndën “Lidhja ndërkombëtare”
- LEXO: Ruskoska për “Reket 2”: Paratë kanë përfunduar te shtëpia e prindërve të Boki 13 “Reket 2”
- LEXO: Është shtyrë seanca e parë për rastin “Zhvatja 2”, Remenski dhe Boki 13 nuk e duan Ruskovskën
- LEXO: Boki 13, Frosina Remenski, Jasna Mandiq … ulen në bankën e të akuzuarve
- LEXO: Rasti “Reket 2”, deputetja Frosina Remenski: Nuk pash dëshmi kundër mua
- LEXO: Deputetja Frosina Remenski ishte në Prokurori për t’i parë dëshmitë kundër saj në rastin “Reket 2’
- LEXO: Prokuroria e hapi procedurën parahetimore për “Reket 2”
- LEXO: Rasti “Reket”, Boki 13 u dënua me 9 vjet burg, Katica Janeva me 7 vjet
- LEXO: Boki 13 dorëzoi kallëzime penale për 30-të qytetarë